Policia e Tiranës ka referuar materialet në prokurori për një drejtues mjetit nga Tirana.
Mësohet se ai është shpallur edhe në kërkim, pasi afër një shkolle është larguar me mjetin tip “Benz”, bashkë me bllokuesin e vendosur nga Policia Bashkiake
Makinës së tij, policia bashkiake i kishte vënë bllokues për parkim të gabuar, por duket se kjo nuk i ka përlyer aspak 48-vjeçarit me iniciale S.A, dhe në mënyrë demonstrative ka marrë me vete edhe bllokuesin.