Raporti i CIA për Trump, reagon Kremlini

0
229

Pas dokumentit konfidencial të publikuar me akuza skandaloze ndaj presidentit amerikan Donald Trump, si pjesë e materialeve kompromentuese me të cilat Rusia sipas CIA¬s po i bën shantazh Trumpit, ka ardhur reagimi i parë i Kremlinit.

Një trillim dhe aspak të pavërtetë e ka cilësuar dokumentin e CIA-s që u publikua dje nga CNN ku pretendohej se Rusia ka kompromentuar të dhëna për Donald Trump, si dhe një video seksuale të tij. ‘RT’ shkruan se Kremlini zyrtar nuk ka asnjë të dhënë zyrtare dhe informacion rreth presidentit Trump dhe rivales së tij në garën për kreun e Shtetit, Hillary Clinton. “Kremlini nuk ka asnjë material komprometues për Trump. Ky raport nuk korrespondon me realitetin“, -kështu u shpreh nënkryetari i administratës presidenciale ruse, Dmitry Peskov, ndërsa ai shtoi më tej se: “Ky është një bllof i përgjithshëm, një trillim absolut, absurditet i plotë”.

Sipas tij, Presidenti rus është i angazhuar në ndërtimin e marrëdhënieve të mira me partnerët tanë të huaj, në radhë të parë – në interes të Federatës Ruse dhe popullit rus dhe së dyti – në interes të paqes globale, stabilitetit dhe sigurisë ” tha Peskov. Në artikullin e prestigjiozes CNN, thuhej se CIA ka dorëzuar dy faqe përmbledhje të dokumenteve të klasifikuara, me pretendimin se rusët kanë materiale kompromentuese për Trump, dokument që iu dorëzua edhe vetë Trumpit dhe ish-presidentot Obama.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here