Autoriteti Rrugor në Veri të vendit ka kallëzuar në Prokurorinë e Shkodrës firmën kontraktore për mirëmbajtën e rrugës Dedaj-Bogë ne Malësinë e Madhe.
Sipas ARRSH, shkak i kallëzimit është bërë mosmarrja e masave nga ana e firmës për hapjen e rrugës nga bora dhe ngricat e ditëve të fundit. Padia është regjistruar në Prokurorinë e Shkodrës, ndërsa kjo e fundit ka nisur hetimet për firmën.
Kujtojmë se për shkak të motit me dëborë dhe ngrica, ARRSH dhe më herët i ka bërë thirrje firmave kontrakotre të marrin masat për hapjen e rrugëve të bllokuara si pasojë e reshjeve.