Berisha për lirimin me kusht të Haradinajt: Vendim gjysmak

0
155

“Nje vendim gjysmak i autoriteteve gjyqesore te Frances!” Keshtu e ka cilesuar ish-kryeministri Sali Berisha vendimin e sotem per lirimin me kusht te Ramush Haradinajt.

Reagimi i plote i Berishes:

Te dashur miq, sot nje gjykate franceze urdheroi lirimin me kusht te ish kryeministrit te Kosoves dhe kryetarit te AAK, Ramush Haradinaj te arrestuar ne menyre absurde nga policia franceze ne aeroportin e Bazel-Mulhouse mbi bazen e nje urdher arresti kryekeput politik te leshuar vite me pare nga xhelatet e Beogradit.

Urdher arresti i Beogradit per ndalimin e Ramush Harajdinajt dhe paraqitja keto dite i kerkeses per ekstradim, deshmon edhe nje here se ora e udheheqjes aktuale te Beogradit per Nikoliçin ka mbetur ne kohen e Sheshelit kurse Vuçiç ne kohen e nismes se tij “nje shtepi per Ratkon”.

Ky akt konfirmon dhe nje here jo vetem albanofobine e verber te Beogradit ndaj shqiptareve, por dhe hipokrizine e plote te dyshes Nikolic-Vuçiç ne procesin e dialogut me Kosoven, perpjekjen e tyre per destabilizimin e rajonit duke besuar se njepermjet konfliktualitetit dhe destabilizimit do mund te rigjallerojne endrren e tyre makabre te Serbise se Madhe.

Une i bej thirrje autoriteteve gjyqesore franceze te heqin menjehere kushtin e bazuar jo ne te drejten nderkombetare por ne mandat arrestin politik te xhelateve te Beogradit.

Ju rikujtoj me kete rast atyre, se takspaguasit francez paguajne nje gjykate te vecante nderkombetare per verifikimin e akuzave per krime lufte ne Kosove, por edhe se, ata qe kane firmosur mandatin e arrestit politik per ishkryeministrin e Kosoves kane bere te njejtin akt ne verbrine e tyre ndaj udheheqesve politik te vendeve anetare te BE.

Madje nuk kane nguruar te denojne me dekada burg ne mungese udheheqesit kryesor te ketyre vendeve, perfshire ketu dhe ish presidentin e Frances, Zhak Shirak.

Une i bej thirrje Bashkimit Europian te denoje me ashpersi mandatin e arrestit dhe kerkesen per ekstradim per ish kryeministrin e Kosoves dhe te rivleresoje qendrimin e Serbise ne procesin e negociatave me Kosoven dhe me Bashkimin Europian, jashte çdo impresioni te lojes kongentiale me dy porta te “Rusise se vogel” ne Ballkan! sb

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here