I mbytet djali në liqenin e Kasharit, babai i dënuar për përdhunimin e vajzës kërkon leje të shkojë në varrim

0
213

“Dua të shkoj në varrimin e djalit, do djeg burgun nëse nuk më lejojnë”.

Me këtë apel u është drejtuar autoriteteve të burgut ku po vuan dënimin Fatos Gurakuqi, babai i djalit të mitur që u mbyt tragjikisht një ditë më parë në liqenin e Kasharit të ngrirë nga temperaturat e acarta.

Por sipas autoriteteve të burgut, avokati e bëri kërkesën në orën 12:00 të ditës së sotme, nuk paraqitën certifikatë familjare dhe se varrimi i djalit ishte në 12 e 30, ndaj kërksa ishte e vonuar, raporton “News24”.

 

 

Gurakuqi është dënuar nga Gjykata e Tiranës me 10 vjet burg pasi u shpall fajtor për përdhunimin e vajzës së tij 15-vjeçare.

Policia shkencore nëpërmjet analizës së ADN-së doli në rezultatin se është gjetur spermë në të brendshmet e 15-vjeçares dhe pas analizës ka rezultuar se i përkiste Fatos Gurakuqit.

Vetë i akuzuari në prononcime të mëparshme ka akuzuar gruan dhe vajzën se e kanë sajuar gjithçka.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here