Haradinaj nderpret lidhjen sapo analisti nga Kosova do të bënte pyetjen. Cfarë pyetje provokuese kishte Buzhala?

0
328

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj mbrëmjen e sotme zhvilloi një lidhje direkte me emisionin “Opinion” të Blendi Fevziut në lidhje me lirimin me kusht të tij në Francë, pas aktakuzave të Serbisë.

Haradinaj vlerësoi mbështetjen që shqiptarët i kanë dhënë në këtë proces, që e cilësoi si të pakuptimtë.

Ai theksoi se Tirana e ka mbështetur shumë, duke falënderuar kryeministrin Rama, kreun e Kuvendit Ilir Meta dhe ish-kryeministrin Berisha.

Por gjatë emisionit ka ndodhur edhe një incident, ndoshta i paqëllimtë. Teksa iu përgjigj pyetjeve të analistit Lutfi Dervishi, Haradinaj u shkëput nga linja kur gazetari Berat Buzhala do t’i bënte pyetjen e tij.

Buzhala kishte planifikuar ta pyeste nëse do të fitonte më shumë vota po të qëndronte nën arrest sa më shumë në Francë.

blob:https://www.dailymotion.com/9acd6b62-80ff-428c-8e19-491602468f5d

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here