Itali/ Shqiptari rreh gruan dhe bën për spital nënën, i thyen krahun

0
228

largea_gruaja-dhune-bukur1392892083

ITALI-Pavarësisht se ai kishte qenë në burg për dhunë në familje, 35-vjeçari shqiptar në Itali përfund sërish pas hekurave. Pasi kishte rrahur ish-gruan një vit më parë, kësaj here ‘drurit’ si ka shpëtuar as nëna e tij.

Mo24.it shkruan se shqiptari, identiteti i të cilit nuk dihet, ishte drejt përfundimit të dënimit, i cili ishte konvertuar në punë vullnetare në një qendër të shërbimit social. Pas një sherri për motive banale, shqiptari ka rrahur nënën e tij, duke i thyer dorën dhe nxjerrë shpatullën.

Ka qenë pikërisht nëna e tij që e ka denoncuar në polici, ndërsa 35-vjeçari ka përfunduar pas hekurave në Sant’Anna nga policia e Serramazzonit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here