Pamja e jashtme e një vogëlushi nga Kina ka kapur vëmendjen e miliona personave në internet.
Djaloshi i lindur në Hunan, vuan nga një deformim i fytyrës gjë që do të thotë se ka dy çarje të mëdha nga të dyja anët e gojës së tij deri tek veshët.
Huikang duket sikur ka dy fytyra gjë që ka çuar në nofkën e tij në media si “djali me maskë”, për rreth 7 vite.
Ai ka lindur më 4 mars të vitit 2009 dhe është djali i dy fermerëve nga Zhongsha në Xiangtan. Në vend që mamaja e tij Yi Lianxi të ndiente gëzim kur ta shihte të birin e saj për herë të parë, familjarët thonë se mbeti e shkatërruar shpirtërisht.
Në atë kohë 23-vjeçarja nuk e pranonte atë si djalin e saj dhe mendonte se fati i keq e kishte goditur atë shumë fort. Në ekot e shumta që ajo kishte bërë nuk ishte dalluar asnjë deformim.
Familja e vajzës kishte insistuar që ajo ta braktiste atë por zemra e saj prej nëne nuk e kishte lejuar diçka të tillë./tvklan.al