Dy talente drejt kombëtares U-21, tentohet edhe kapiteni i Zvicrës

0
180

Prurje të reja në Kombëtaren Shpresa të Alban Bushit. Ish-menaxheri i Kombëtares shqiptare do të afrojë futbollistë të tjerë dhe talente që kanë ecuri shumë pozitive me skuadrat e tyre. Pas pak ditësh do të nisë grumbullimin e tij të parë si trajner i ekipit U-21, por Alban Bushi i ka shfrytëzuar këto ditë për të bërë një vëzhgim në lidhje me shqiptarët që mund të pranojnë të luajnë për ngjyrat kuqezi.

Nuk janë pak, por 2 futbollistë shumë cilësorë. Elvir Maloku është i pari që do të vijë, ndërsa Taulant Seferi ka pranuar ftesën, por nuk do të jetë gati për këtë grumbullim. Nga ana tjetër, “Panorama Sport” zbulon se FSHF po interesohet për talentin shqiptar nga Maqedonia, Nedim Bajrami, i cili është kapiteni i U-17 të Zvicrës. Burime të sigurta të gazetës tregojnë se gjatë kësaj kohe do të punohet për ta bindur talentin e Grasshopersit që të bëhet pjesë e Shqipërisë.

Elvir Maloku
elvir-maloku-470x279Ka qenë në planet e Skënder Gegës disa vite më parë, por këtë herë duket se do të jetë protagonist. Sulmuesi 20-vjeçar në pronësi të AEK Larnaka është huazuar te Gimnastik në Spanjë dhe ka pranuar të grumbullohet nga Bushi pas disa ditësh.

Nedim Bajrami
nedim-bajramiMesfushori shqiptar nga Maqedonia aktivizohet me Grasshopersin dhe shihet si një nga talentet më premtues të së ardhmes. Ai aktivizohet si fantazist dhe falë paraqitjeve shumë pozitive është shndërruar në shtyllën kryesore të Kombëtares U-17 dhe tashmë U-19 të Zvicrës. Mësohet se dëshira e lojtarit dhe familjes së tij është që të përfaqësoj Shqipërinë, edhe pse te Zvicra po grumbullohet rregullisht është një lojtar shumë i rëndësishëm.

Taulant Seferi
taulant-seferi-470x367Do të braktisë Maqedoninë për Shqipërinë. Ky është vendimi i fundit që ka marrë mesfushori i Jang Bojs. Ai ka pranuar të veshë ngjyrat kuqezi dhe me shumë mundësi do t’i bashkohet skuadrës së Bushit në grumbullimin e ardhshëm, që do të bëhet në muajin mars. Këto janë lëvizjet e para që ka bërë Bushi./panoramasport

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here