“Jam gjallë por mund të kisha vdekur”, shqiptari filmon tmerrin që përjetoi në vendin ku punon (Video)

0
223

Një i ri shqiptar, i cili jeton dhe punon në Greqi, ka filmuar momentin që gati sa nuk i mori jetën.

Djali që mban në dorë telefonin dhe incizon videon është shqiptar, edhe pse flet greqisht me kolegun e tij.
Kjo video nuk u bë me mendimin për të përfunduar tek JOQ, por situata e krijuar e bëri të veçantë. Djaloshi shkon në ofiçinën ku punon dhe pasi përshëndet kolegun e tij, vijon duke bërë një video nga vendi i punës, nën një makinë që është ngritur një skelë.

Në xhirim e sipër skela pëson një luhatje dhe ngec, por në rast se nuk do të kishte ngecur, skena e filmuar do të ishte makabre. Djali në moment nuk e merr me seriozitet atë që i ka ndodhur dhe qesh, por për JOQ shprehet se i ka hyrë pak frika.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here