Ministrja e Shëndetësisë e Australisë, Susan Ley, ka dhënë dorëheqje, pasi akuzohet se shfrytëzoi një udhëtim të financuar nga taksapaguesit për të blerë një apartament në rajonin Kuinslend.
Kryeministri Malcolm Turnbull tha se ka pranuar dorëheqjen e ministres.
Në deklaratën e dorëheqjes, Ley tha se nuk ka thyer ndonjë rregull, por shtoi se historia e saj është bërë pengesë për qeverinë.
Susan Ley është përballur me presion për blerjen e një apartamenti, prej gati 600,000 dollarësh, në vitin 2015.
Ajo ka thënë se blerja ka qenë një “gjykim i gabuar” dhe se nuk ka qenë e planifikuar, as e parashikuar.
Natyrshëm lind pyetja se cfarë duhet të bënte edhe ministri ynë i shëndetësisë pas akuzave se ka vjedhur lek nga shumë koncensione që nga restaurimet e spitaleve dhe deri tek rimburësimi i ilaceve, sic akuzon PD.