Premtimi befasues i Manjanit për të liruarit nga burgu dhe mesazhi për Klosin

0
248

Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka dhënë një mesazh për shoqërinë shqiptare, teksa ndodhej në burgun ‘Ali Demi’ në Tiranë ku sot u liruan 9 gra të cilat përfituan nga aministia.

 

Gjatë fjalës së tij, Manjani tha se njerëzit që lënë sot qelitë drejt lirisë janë të riedukuar dhe duhen pritur denjësisht, pa damkën e asaj që paguan për gabimin.

 

 

“Ju siguroj që keta janë të riedukuar dhe krejtësisht të mundur për tu rintegruar si njerëz të lirë. Ti mirëpresim këta njerëz ti japim mundësinë të jetojnë mes nesh. Jam gati të lëshoj rekomandime për vende pune kudo që të ketë nevojë. Në punë të ligjshme, sepse kanabisi dhe punë të tjera të paligjshme nuk janë opsion. Uroj që Klosi të mbajë premtimin per ta”- tha ai.

Sipas tij, “kanabisi dhe punë të tjera të paligjshme nuk janë opison” .

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here