Replikat e fundit/ Ftohja e koalicionit të majtë dhe shanset që LSI të dalë më vete në zgjedhje

0
1967
Kryeministri Edi Rama dhe Kryetar i Kuvendit, Ilir Meta, gjate nje ceremonie festive ne restorant Xibraku, me rastin e 29 Nentorit, dites se clirimit te Shqiperise. /r/n/r/nPrime Minister, Edi Rama and Parliament Speaker Ilir Meta, during a festive ceremony in the restaurant Xibraku, on the occasion of 29 November, the day of liberation of Albania.

 

 

Ambrozia Meta

 

Megjithëse  kontradiktat e përplasjet nuk kanë munguar në këto 3 vite qeverisje, duket se një luftë e ftohtë ka nisur mes dy aleatëve në qeverisje, këto ditë janari. E kthyer tashmë në një marrëdhënie delikate, njësoj si qelq, që prej ditëve të reformës, ku ndodhi krisja e madhe në çift, PS dhe LSI  janë në një udhëkryq të madh për të ardhmen e koalicionit.  Atëherë kur kryeministri Rama kishte ende të ngrohtë lumturinë për koncertin e  Shkëlzen Dollit, në ditët e para të Viti të Ri, ishte zëvendës/kryetari i LSI  – së, i cili ironizoi koncertin e rremë të Vjenës, që kushtoi 180 mijë euro. “Orkestra e RTSH formacion muzikor dinjitoz. Danubin blu shqiptarët  e kanë dëgjuar falë kësaj orkestre. Shkëlzen Doli dhe orkestra e RTSH e sjellin Vjenën në Tiranë. Qeleshet rrinë më mirë në kokën e shqiptarëve. Shqiptaret e pinë më mirë edhe rakinë me fund,” – tha Vasili duke  shfaqur pakënaqësi e mosdakortësi për koncertin aq shumë të diskutuar.  Edhe një herë, njësoj si moti i  atyre ditëve, marrëdhënia mes dy kampeve  kishte arritur temperatura nën zero.

 

 

Ndërsa prej muajsh, kryeministri Rama ka lënë të hapur ftesën për koalicion me LSI –në, duke shfaqur një lloj sigurie që shefi i qeverise e ka me tepri, ministri i drejtësisë, Ylli Manjani i ftuar në një studio televizive, dy ditë më parë e cilësoi si një ftesë dasme. Ministri i Lëvizjes Socialiste për Integrim, përmendi për herë të parë edhe partinë e Shpëtim Idrizit, duke i kthyer një përgjigje direkte deklaratës së Ramës, i cili tha më herët se në koalicionin e ardhshëm do ketë 3 bashkëkryetarë. “ Ça ftese?! Ka një ftesë dasme dhe asgjë tjetër. Ka deklarata “i madhi dhe i vogli…” dhe informacione që kemi edhe PDIU-në,” – u shpreh Manjani dy ditë më parë. Numri një i Drejtësisë i kujtoi kryeministrit se zgjedhjet e 2013 – ës i fitoi e majta e bashkuar, e majta me Ben Blushin dhe jo më Shpëtim Idrizin. Në sytë e miliona shqiptarëve, dy ditë më parë, Manjani i tregoi Ramës se nuk merrte lejen e Endri Fugës për të dhënë intervista.

 

 

Ndërkohë temperatura politike u ndez akoma më shumë, kur një nga deputet e LSI – së, Silva Caka deklaroi  se në mendimin e saj LSI duhet të dalë e vetme në zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit. Ajo theksoi se këtë mendim të saj do ta përkthejë në votë, në  forumet e LSI – së , të cilave kryetari Meta do t’u besojë vendimin për fatin e koalicionit. Caka u bë kështu e para ligjvënese e LSI – së që flet për një ndarja nga PS – ja, duke shpallur publikisht  votën  e saj për të ardhmen e koalicionit. Në këtë pikë, LSI nuk do ishte aspake disavantazhuar. Shanset e votave të qyetarëve që nuk besojnë tek PD-ja e re e Bashës dhe tek Rilindja e purpurt e Ramës ( votues që nuk janë të paktë) të shkonin për LSI-në janë të mëdha. Aq më tepër që kjo parti në kryesim të një poli të tretë do të mund të siguronte mjaftueshëm vota për të vendosur fatet e koalicionit të ardhshëm fitues në vend por edhe për të marrë më shumë përgjegjësi në qeverisje.

 

Megjithatë  kryetari Meta por edhe zv.kryetari Vasili kanë deklaruar se ende ka kohë për të vendosur, duke e vënë theksin tek një sërë detyrimesh, ligjesh dhe reformash që dy aleatët duhet të përmbushin, si kushte të marrëveshjes së Shkodrës. Në prag të zgjedhjeve palët i ndan edhe qëndrimi i ndryshëm për listat e hapura, që janë kërkesë kryesore e LSI – së dhe kundërshtim i hapur i PS – së. Me gjasë, vendimi për koalicionin ashtu siç u paralajmërua nga Manjani nuk pritet të vendoset para datës 19 prill. Pa çka se qëndrimet e deputetes Caka dhe ministrit Manjani janë personale, gjasat për vazhdimin e koalicion duken më të zbehta. Nga ana tjetër nuk përjashtohet mundësia që PS dhe LSI si dy parti të majta me ideologji të përbashkët, të vazhdojnë rrugën e nisur në Shkodër, në  prill të 2013, atëherë ku Aleanca për Shqipërinë Europiane filloi rrugën  drejt një fitoreje që do t’i çonte për 4 vite në krye të vendit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here