Treni me mbishkrime nacionaliste Beograd-Mitrovicë, Thaçi: Provokim! Kosova të veprojë

0
211

Në një kohë kur kjo ditë quhet historike për mediat serbe, pasi një tren nga Beogradi, me mbishkrime dhe parulla nacionaliste, është nisur për në Mitrovicë, linjë ishte shkëputur që pas lufte, i vetmi që ka thyer heshtjen nga autoritetet kosovare ka qenë presidenti Hashim Thaçi.

Me anë të një statusi në rrjetin social ‘Facebook’ Thaçi theksoi se Kosova respekton lirinë e lëvizjes së njerëzve dhe mallrave, por kur bëhet fjalë për afishe nacionaliste, kjo sipas tij është në kundërshtim me Kushtetutën. Kreu i shtetit kosovar pohoi se ky është një provokim i radhës së Serbisë dhe se duhet të merren veprimet e nevojshme ligjore.

“Kosova respekton lirinë e lëvizjes së njerëzve dhe mallrave. Por, hyrja e një treni të mbështjellë me afishe nacionaliste nga Serbia, të cilat janë në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës, është krejtësisht e papranueshme. Për më tepër, në këtë tren ka udhëtarë dhe zyrtarë të lartë të Serbisë të cilët nuk kanë leje për të hyrë në Kosovë sipas procedurave në fuqi. Prandaj, çfarëdo që është ilegale dhe cenon sovranitetin shtetëror të Kosovës, duhet të parandalohet. Ky tren është provokim i radhës dhe autoritetet e Kosovës duhet t’i ndërmarrin veprimet e nevojshme ligjore për ndaljen e menjëhershme të tij. HTH”, tha Thaçi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here