Dritëhijet e Sorosit në Shqipëri, cilët janë emrat e sponsorizuar nga miliarderi që kanë marrë rol në politikë dhe media
Ai është ndoshta ndër super miliarderët me moshën më të vjetër në botë. 86-vjeçari George Soros dallohet si një njeri që ka krijuar një rrjet të gjërë të kompanive në thuajse të gjithë rruzullin tokësor , ku përmes së cilave ka arritur të përfshihet bindshëm në jetën politike dhe sociale të shumë shteteve. Rasti i fundit i zgjedhjeve në SHBA vërtetoi edhe një herë se tentativat e Soros për të ndikuar në politikat vendimmarëse janë në qendër të aktivitetit të tij mbarëkombëtar. Përfshirja pranë kandidates Clinton (gjithnjë në prapaskenë) vërtetoi edhe një herë tentivën e vazhdueshme të miliarderit për të shtrirë tentakulat në të gjithë Amerikën. Por megjithëse këtë nuk e arriti dot, për shkak se zgjedhjet në SHBA u fituan nga Republikani Donald Trump (një kundërshtar i fuqishëm i Soros), miliarderi “thundrën” e tij gjithsesi e ka ende të zhytur thellë në shumë shtete të botës. Një ndër këto është edhe Shqipëria. Organizatat e kontrolluara nga Soros dhe njerëzit e tij janë prezente në vendin tonë që në vitet e para të demokracisë. Miliarderi ka “firmën” e tij në disa organizata të ngritura në Shqipëri si edhe në disa media. Po ashtu Soros ka qenë një ndër “kumbarët” kryesore të karrierës politike të një pjese të mirë të drejtuesve aktualë të vendit. Përfshirja e njerëzve të sponsorizuar nga ai në dy partitë kryesore politike (PD e PS) është në një shkallë të konsiderueshme. Por me ardhjen e Trump në krye të Presidencës amerikane duket se ndikimi i tentakulave të Sorosit, jo vetëm në SHBA por çdokund, do nisë të bjerë. Presidenti republikan është gati ta shpallë Sorosin si “kërcënim për sigurinë kombëtare” në bazë të dokumentave të shumta që kanë rrjedhur mbi të dhe ndikimin e fuqishëm në disa ngjarje botërore. Në këto kushte, natyrshëm lufta e Trump ndaj Sorosit do ndikojë edhe uljen e ndikimit të rrjetës së tij në jetën politike e shoqërore. Por a do të preken “rapsodët” e Sorosit në politikë, media dhe shoqëri civile? Për të analizuar më gjerë këtë pikë, më parë do kthejmë në retrospektivë të gjithë aktivitetin e Soros në Shqipëri, duke përcjellë përmbledhtazi ndikimin e tentakulave sorosiane në vendin tonë.
Soros dhe politika
George Soros njihet sipas kritikëve të tij si një spekulant ndërkombëtar që përdor boshllëqet ligjore ndërkombëtare dhe lokale për veprimtarinë e tij fitimprurëse . Ai ka ngritur në këmbë një biznes me fitime të pallogaritshme nëpërmjet mashtrimit dhe instrumentalizimit të stukturave jofitimprurëse dhe mediave.
Aktivisti Altin Goxhaj, i cili njihet si një ndër artikulantët kryesorë kundër rrjeteve të Sorosit në Shqipëri ka folur shpesh lidhur me lidhjet e miliarderit me politikën, median si edhe shoqërinë civile. Kështu në një intervistë në “standard” të shkurtit 2016, Goxhaj kishte pohuar se Soros që në 1992 ndërtoi një rrjet në shoqërinë civile në Shqipëri, ku sipas tij kapi mediat nëpërmjet investimit te një kategori gazetarësh që plotësonin kriteret duke investuar miliona dollarë dhe nëpërmjet tyre në 1998 mbështeti karrierën politike të Edi Ramës. “Më pas nëpërmjet tij ndërtoi këtë skemë të kapjes së pushtetit total dhe ndërtimit të një regjimi oligarkik të ngjashëm me një Juntë Fashiste me një plan të qartë përfitmi miliardash dollarë duke shkretuar ekonominë shqiptare dhe shitjen e saj për skrap. Në vitin 1995 ngriti programin e zhvillimit të arsimit gjoja për të ndërtuar shkolla. Leu me bojë disa fasada dhe ngriti një firma projektimi. Kur erdhi kriza kosovare nëpërmjet Fondacionit që ngriti AEDP – Soros thithi dhjetra miliona euro nga qeveritë e huaja dhe Banka Botërore dhe bëri një vërë në ujë duke lyer fasada dhe nxorri 10-fish paratë që harxhoi deri ne 1999.”, kishte pohuar ai.
Në të vërtetë nga shumëkush George Soros njihet si tutori i karrierës politike të kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut Erion Veliaj, ku ky i fundit e ka pranuar publikisht se e kishte ëpr ndër të ishte një ndër njerëzit e mbështetur nga Sorosi. “Madje Soros e ka caktuar edhe kush do ta trashëgojë edhe Partinë Socialiste dhe ai është Erion Veliaj. Soros ka investuar për Edi Ramën që në 1992 dhe e vërteta është se në 1997 janë bërë shumë miq dhe në Nëntor apo Dhjetor 1997 Soros i kërkoi personalisht Fatos Nanos që ta bënte Edi Ramën Ministër të Kulturës dhe më pas historia dihet”, ka pohuar Goxhaj.
Në të njejtën linjë analisti tjetër Kastriot Myftaraj në një intervistë të shkuar për “standard” kishte pohuar se Sorosi në Shqipëri punoi dhe punon kryesisht për të ndërtuar karrierën politike të njerëzve të caktuar . “Më së shumti iu ka shërbyer dy personave, Edi Ramës dhe Erion Veliajt. Gjithçka që ka bërë Soros në Shqipëri e ka bërë në funksion të karrierës fillimisht të Edi Ramës dhe pastaj të Erion Veliajt. Sigurisht që Soros është marrë dhe me çështje të tjera, ai ka bërë dhe tranime të zyrtarëve, të punonjësve të institucioneve të pavarura etj. Por jashtë promovimit të karrierës së dy personave të mësipërm Soros është marrë kryesisht me mbështetjen e kauzës së minorancave seksuale, gay, lesbian, transgender dhe me mbështetjen e kauzës së legalizimit të drogave të lehta. (Pjesa tjetër e veprimtarisë ka qenë në funksion të tyre, ose sa për të kamufluar këto veprimtari”.
Por përfshirja e Goerge Soros ka vazhduar të jetë e thellë në jetën politike të vendit edhe në dekadën e fundit. Soros njihet për afërsinë e tij me politikën, të pushtetshmit. Një pjesë të mirë të klasës aktuale politike rrjete e kontrolluara prej tij i kanë sponsorizuar me bursa jashtë vendit duke i dhënë një hov karrierëës së tyre.
Ndërkohë një pjesë e mirë e qeveritarëve aktualë ( të cilët do i përmendim me emra më poshtë) cilësohen si prurje të mbështetura në karrierën e tyre nga organizatat e kontrolluar nga Soros në Shqipëri. Gjithashtu miliarderi 86-vjeçar nuk ka lënë pa vendosur shenjën e tij edhe në Partinë Demokratike, ku janë disa të “infiltruar” të cilët madje kanë marrë edhe poste në forcën më të madhe opozitare. Nuk janë të paktë emrat ( do i listojmë më poshtë ) në selinë blu që janë sponsorizuar nga rrjeti i Soros dhe që shpeshherë kanë luajtuar rol të dyfishtë, ku përcolli aletrnativa dhe bidnej të kundërta me qëndrimet që kërkon realisht opozita.
Emrat në politikë
Edi Rama– Ajo që i jep kaq shumë fuqi miliarderit 86-vjeçar në Shqipëri është afërsia me kryeministrin e vendit Edi Rama. Soros në vitin 1998-2000 do të financonte mbi 1 milion dollarë për Ramën, në kohë kur ai ishte ministër i Kulturës. Po ashtu ai financoi projekte dhe shoqata të ndryshme për të ndryshuar imazhin e tij pasi shumëkuish në atë kohë në Shqipëri kishte vlerëisme jo fort positive për kryeministrin aktual. Më pas në 2003 Soros vendosi për themelimin e “Mjaft” për llogari të kryesocialistit, me qëllimi krijimin e polit të tretë në vend.
Erion Veliaj– kryetar i Bashkisë së Tiranës, i sponsorizuar prej Soros që prej daljeve të tij të para në publik. Në 2003 ai do të bëhej drejtuesi i “MJAFT” e cila u krijua nga organizatat spinoff e njohur me emrin e dikurshëm programit të debatit të kthyer në shoqatë.
Ministrja Milva Ekonomi– njeriu i Soros në Shqipëri që prej 1998, njihet si themeluese e skemës “Fondacioni Besa” me kapital 1 milionë dollarë nga Soros dhe 29 milionë nga Qeveria Shqiptare. Në 2003 Konomi u bë anëtare e këshillit të lidershipit të“MJAFT”. Ajo figuron themeluese e saj në gjykatë dhe po ashtu edhe e grupimit politik G99, në 2005 e Insititutit “Agenda”, biznesit të përbashkët me Eduard Zaloshnjën IPS.
Eglantina Gjermeni–ministre e Zhvillmit Urban dhe Turizmit, ka qënë anëtare e bordit drejtues të Soros që prej 1996. Në vitin 1999 Gjermeni do kryesonte Qendrës e Aleancës Gjinore, OJF spin-off e Soros, pra programe të Soros të shndërruara në shoqata. Po ashtu edhe shoqatës “Refleksion” e krijuar nga Soros në 1992. Në vitin 2008 OJF që drejtohej prej saj, “Aleanca Gjinore”, ka marrë nga Soros 35.000.00 dollarë.
Ilir Beqja– ministër i Shëndetësisë, lidhet me Soros ndërmjet bashkëshortes së vëllait të tij, e cila prej vitit 2000 ishte drejtoreshë e programeve të fondacionit. Në vitin 2013 ajo u bë drejtoreshë e transprencës minerare të Shqipërisë dhe e naftës. Ndërsa në 2008-2013 drejtoi shërbimin e klientit të CEZ.
Endri Fuga– Këshilltari i Kryeministrit Rama dhe njeriu më i afërt i tij, në vitin 2000-2004 ka menaxhuar 900 -100.000 dollarë për çdo vit. Ai ka qenë ish- kryetar i bordit të programeve të Iniciativës të Evropës Juglindore për Rininë të Fondacionit Soros.
Arbi Mazniku-, ish-anëtar në “Mjaft”, pjesë e shoqatës BYL, Ballkan Youth Link i themeluar në Shqipëri me paratë e Soros në 2001. Në 1997 u bë koordinator i programeve të debatit të Soros ashti si Veliaj. Në vitin 2000 ka qenë kryetar i bordit rinor të Soros duke pasur në dorë menaxhimin për çdo vit të 750-950 mijë dollarë deri në vitin 2004.
Elisa Spiropali– ish-Kryetarja e FRESH dhe ish- Drejtoresha e përgjithshme e Doganave, sot anëtare e Këshillit Bashkiak të Tiranës. Anëtare e lëvizjes “Mjaft” derisa u angazhua në zgjedhjet e vitit 2009.
Olta Xhaçka – deputete e PS, anëtare e lëvizjes “Mjaft” e sponsorizuar nga Soros deri në angazhimin e saj në zgjedhjet e 2009 ku u zgjodh edhe deputete.
PD dhe Sorosi
Nëse lidhjet më të mëdha politike të Sorosit janë me të majtën shqiptare ( PS) nuk mungojnë edhe ‘nxënësit “ e tij në PD. Sipas të dhënave nga kritikët e Soros janë disa emra të përfshirëe në PD si prurje e organizatave dhe kompanive të kontrolluara nga miliarderi amerikan në Shqipëri. Këtu mund të përmendim emrat e Majlinda Bregut, Genc Pollos apo edhe dyshes Grida Duma-Ervin Salianji (të sponsorizuara nga Henri Çili).
Madje në takimin e shumë përfolur të Bashës me Soros në dhjetor të 2014-ës në selinë blu, “gojët e liga” thonë se kur po largohej nga PD, Duma i ëprcolli me krenari miliarderit se ishte “produkt” i tij. Takimi i kryedemorkatit dhe ekipit që e shoqëronte në atë kohë me miliarderin filantrop mbështetës të së majtës u komentua gjerësisht jo vetëm në media por edhe në politikë.
Sorosi dhe media
Sorosi në Shqipëri ka treguar vazhdimisht në dy dekada një vëmendje të veçantë për median, të cilën e shikonte si mjet të manipulimit të individit dhe të mendësisë kolektive të shoqërisë. Sorosi nuk i ka kursyer paratë e investuara në media, por këto kanë shkuar kryesisht për të blerë në mënyra të ndryshme gazetarët dhe drejtuesit e mediave. Tani që njeriu i Soros është në pushtet, gjërat janë më të lehta për rrjetin e miliarderit, sepse njeriu i tij kontrollon shtetin.
Nëse do të flisnim me emra konkretë, ndër mediat e financuara nga Soros është agjencia “BIRN”. Kjo agjenci mediatike është një krijesë e Sorosit dhe financohet prej tij në një masë të madhe. BIRN është regjistruar si OJF dhe nuk ka bërë asnjë transparencë se sa fonde merr dhe si i harxhon ato, megjithëse në “investigimet” e saj kërkon me ngulm të tjerëve llogari lidhur me transparencën financiare. “BIRN Albania sot ka thith qindra mijë euro për një zyrë të vogël me disa vetë dhe këto para po përdoren për të paguar gazetarë që të prodhojnë ato lajme që kërkon vendimarrja sorosiane e Tiranës dhe jashtë Tiranës. Është një instrument i cili shpik lajme dhe godet personazhe të caktuara në politikën apo shoqërinë shqiptare thjesht për llogari të interesave të punëdhënësit duke përdorur emrin ndërkombëtar pas të cilit fshihet dhe logot e donatorëve ndërkombëtarë që nën rekomandimet e fuqishme dhe imazhit artificial të krijuar nga rrjeti sorosian i Tiranës (dhe sidomos Instituti i Medias i drejtuar nga Kryetari i Soros Remzi Lani) janë kthyer në një vrimë të zezë të gjithë fondeve që ndërkombëtarët hedhin në Shqipëri për të forcuar median e lirë.” – ka pohuar më parë për standard, aktivisti Altin Goxhaj. Ky i fundit ka theksuar gjithashtu se: “BIRN funksionon si një bandë mercenarësh të Sorosit me një mungesë të thellë profesionalizmi që nga një anë ka shterur mundësitë financiare për gazetarët apo grupet e gazetarëve jashtë tutelës sorosiane, që kanë pasion profesionin dhe investigimin, dhe nga ana tjetër përdoret për llogari të Oligarkisë Sorosiane për të sulmuar targetët e porositur, dhe po ashtu deformon, shpik apo bllokon (sipas udhëzimeve) lajmet nga brenda për jashtë Shqipërisë. E fundit do të shtoja, se BIRN Albania që bën si dashnor i transparencës së fondeve publike, ende s’ka bërë transparencën financiare se sa qindra mijë euro (në mos ka arritur milionin e eurove) u ka marrë donatorëve në emër të gazetarëve shqiptarë dhe si i ka shpërndarë ato”.
Por krahas BIRN, ka edhe media të tjera që kanë marrë mbështetje dhe suport kryesor nga rrjeti i Sorosit në Shqipëri. Botuesi Henri Çili njihet si një personazh që ka marrë hov nga sponsorizimet e rrjetit të miliarderit 86-vjeçar amerikan. Kështu në vitin 1998, Çili shkoi me një “sponsorizim” në Francë ku mori shtysën e parë drejt aktivizimit. Më pas në vitin 2003 ai u përfshi nga pak në jetën politike, duke luajtur edh rolin e kuratorit të PDR-së së atëhershme të Pollos. Më pas me përkrahjen speciale të rrjetit “Soros” në Shqipëri, Çili u kthye në aktor kryesor të një lëvizjeje liberale. Nga këtu ai mori një shtysë të fortë në karrierën e tij duke u kthyer në ideologun e prirjeve të djathta. Kjo linjë vazhdoi për shumë vite gjatë pushtetit të djathtë. Por menjëherë me ardhjen e të majtës në pushtet, Çili ndryshoi qëndrim e ideologji, duke marrë “rolin” e rradhës. Përkrahja për nismat e qeverisjes së majtë dhe kryeministrit Rama ishin të vazhdueshme. Po përkrahej pikërisht grupi politik që për 8 vite me rradhë Çili e kishte sigmatizuar si të keqen e vendit. Në fakt kjo lëvizje në ideologji ishte më e drejta nga ana e Çilit, pasi shkonte në të njejtën linjë me atë të “sponsorit”. Pasa shumë vitesh si “lojtar” i djathtë, tashmë botuesi i “Mapo” duhej të kthehej në “organizator” të së majtës. Mbështetja e marrë e Universitetit të kryesuar nga Çili nga reforma në arsimin e lartë e qeverisë ishte kombinimi perfekt i linjës së re. Tasshmë Rama nuk e shihte më Çilin si kundërshtarin e tij në ambientin mediatik, pasi me “ndërmjetësimin” e “sponsorit” dypalësh, ata tashmë ishin në të njejtën skuadër. Pas shumë vitesh “rivalitet”, sponsori “Soros” i kishte bashkuar (ose më saktë loja e rivalit kishte mbaruar). Në këto vite, ashtu sic edhe vetë u përfshi në jetën politike e media, Çili është dalluar për sponsorizime të individëve . Nuk janë të pakta figurat që ai i ka sponsorizuar në politikë, sidomos në PD. Dhe në këtë pikë ka përzgjedhur shumëm mirë të luajë në publik rolin e kritikut pikërisht me ato figura që i ka sponsorizuar vetë në politikë. Kështu nuk mund të harrohet debat i tij në televizon i kohëve më parë me Grida Dumën, kur në fakt dihet mirë se ai ishte një ndër sponsorizuesit krtyesor të saj në përfshrijen në PD. E njëjta gjë mund të thuhet për rastin e Ervin Salianjit. Taktika e sponsorizimit underground dhe e sulmit në publik në fakt nuk i ka ecur edhe aq keq. (nuk e dimë nëse kjo është e vlefshme edhe në rastin e fundit të largimit të Lelës). Ndërkohë duke ju rikthyer sponsorizimit të Sorosit në media, nuk mund të mohohet mbështetja e vazhdueshme e rrjetit të miliarderit 86-vjeçar për bizneset e Çilit, duke përfshirë edhe gazetën.
Lidhja e ngushtë e miliarderit me PS
Nuk ka asnjë mëdyshje se Partia Socialiste dhe qeveria e saj është e mbërthyer kokë e këmbë nga George Soros. Ëikileaks ka publikuar një numër të madh mesazhesh elektronike të shkëmbyera mes George Soros dhe kandidates për Presidente në SHBA, Hillary Clinton, e cila në atë kohë ishte Sekretare e Shtetit. Sipas këtyre e-maileve Soros tregon lobimet që ka bërë te SHBA dhe BE për Partinë Socialiste si dhe asistencën që ka dhënë gjatë zgjedhjeve të 2009 dhe të 2011. Ai ka treguar se sa thellë i ka shtrirë kthetrat në PS dhe duket se kjo është arsyeja që sot ai bën ligjin aty. “Ajo që në fillim ishte konsulencë për krizën, u bë më tej një fushatë, teksa tensionet politike vazhduan gjatë asaj periudhe. OSF ishte aktive në tri pika: në situatën pas zgjedhjeve të 2009, kur opozita e atëhershme pretendoi për manipulime, bojkotoi parlamentin dhe nisi grevën e urisë; në vitin 2011, pas zgjedhjeve lokale dhe rezultateve të kontestuara për Tiranën; pas dhunës në demonstratën e vitit 2012”, thuhej në dokument.
Në e-mailin e publikuar nga Ëikileaks, tregohej dhe si u asistua PS në zgjedhje dhe roli që pati më pas Soros në ardhjen e saj në pushtet. Aty tregohet se lobimi ka qenë shumë i fortë, deri te shtetet anëtare të NATO. “Konsulenca dhe avokatura jonë përfshinte takime me komisionerë dhe liderë të BE, prej cikleve të rregullta të konsulencës vjetore, deri te Parlamenti Evropian, shtetet anëtare dhe NATO. OSF porositi një raport mbi Shqipërinë nga analistët e politikave të jashtme në FRIDE dhe një mbi zgjedhjet nga European Stability Initiative. Patën gjithashtu një përpjekje (të dështuar) për ngritjen e një grupi kontakti me njerëz të njohur për mbrojtjen e çështjes së Shqipërisë, ku përfshiheshin OSF-DC, OSEPI, George Soros dhe Ivan Krastev”, thuhej ne dokument. Më tej theksohej se falë përpjekjeve të Soros u arrit dhe pushteti në 2013. “Zgjedhjet që pasuan dhe periudha aktuale e një stabiliteti relativ erdhën si rezultat i qasjes së shumëfishtë nga OSF. Shqipëria është tashmë në binarë për aprovimin e statusit të vendit kandidat nga Këshilli i Evropës në qershor 2014”, theksohet më tej. Po ashut George Soros i ka rrëfyer Clinton se ai ka bërë një fushatë të hapur për Partinë Socialiste në arenën ndërkombëtare, por që në disa raste ka sjellë dhe pasoja.
Lidhur me lidhjen e ngushtë mes PS-së e Soros, analisti Kastriot Myftaraj në një intervistë të shkuar për “standard” (6 Prill, 2016) ka theksuar se,: “Partia Socialiste është, në vija të përgjithshme, nën kontrollin e Sorosit që në vitin 1997. Me ardhjen e Ramës në krye të kësaj partie, dhe sidomos me të ashtuquajturën “Rilindje” si grupim okult brenda kësaj partie, u arrit deri te kontrolli kapilar i sorosianëve në këtë parti dhe në qeverisjen e saj. Tashmë nuk ka më dilema për zhvillimet në PS, ajo është nën kontrollin sorosian. Në PS pushteti do të kalojë nga një sorosian te tjetri”.
Sorosi dhe reforma kushtetuese
Reforma kushtetuese u ideua dhe u konceptua nga Fondacioni Soros në Tiranë. Për këtë qëllim, Fondacioni hartoi, që në vitin 2013, një plan të qartë strategjik, ku planifikoheshin të gjitha hapat e nevojshëm teknik dhe politik që duhet të ndërmerreshin për të realizuar reformimin e Kushtetutës së Shqipërisë. Mijëra emaile dhe dokumente të rrëmbyera elektronikisht nga rrjeti i organizatave të miliarderit dhe aktivistit politik Xhorxh Soros u bënë publike kohë më parë nga grupimi DC Leaks. Mes tyre gjenden dhjetra dokumenta që i përkasin aktivitetit të Fondacionit Soros në Shqipëri, përfshi një dokument të rëndësishëm të titulluar Plani Strategjik 2014-2017 i Fondacionit Shoqëria e Hapur Shqipëri (OSFA). Dokumenti i cili është hartuar në verën e vitit 2013, pas zgjedhjeve parlamentare, por para miratimit në Kuvend të qeverisë Rama—përmban strategjinë e Fondacionit Soros në Tiranë për projektet dhe iniciativat kryesore strategjike për periudhën 4-vjeçare, e cila përputhet në kohë me mandatin e qeverisë Rama. Ndërhyrja kryesore prioritare e planifikuar për t’u realizuar nga Soros në Shqipëri ishte “reformimi i Kushtetutës” së Shqipërisë, e përshkruar si një nga “idetë e mëdha” që organizata do të çonte përpara në vend. Dokumenti strategjik përshkruan në detaje të mjaftueshme përmbajtjen e këtij projekti për “rishikimin e përgjithshëm” dhe ndryshimin e Kushtetutës, si dhe strategjinë e realizmit të tij në praktikë. Dokumenti planifikonte që brenda vitit 2014 të realizohej një vlerësim i thellë i kapitujve të Kushtetutës që duhet të ndryshoheshin dhe të ishin identifikuar praktikat e vendeve të tjera që mund të zbatoheshin në kushtetutën e re të vendit. Fondacioni planifikonte që në vitin 2015 të paraqiste një draft reformë kushtetuese të hartuar nga një “grup përfaqësues i palëve të interesuara.” Plani ishte që ndryshimet kushtetuese të miratoheshin brenda katër vjetësh; por nëse kjo gjë nuk do të arrihej atëhere Fondacioni do ta “përfshinte” reformën kushtetuese si çështje të rëndësishme të fushatës zgjedhore të vitit 2017.
Reforma si kalë troje i Sorosit
Përmes një shkrimi analitik fatkues që hasi reagime të forta në kohën e debatit të reformës në drejtësi “standard” paraqiti një anë tjetër të reformës. Sorosi si kalë troje i reformës në drejtësi” ishte kryetitulli i artikullit. Më poshtë paraqesim shkurtimisht thelbin e shkrimit:
“Edi Ramës i duhej një grup i besuar për të ndërtuar skemën që do të dukej si reforme e thellë mbi gjyqësorin dhe prokurorinë, por në fakt do të ishte një rrëmbim brutal i këtij shërbimi publik për ta përdorur politikisht. Natyra thellësisht egoiste e Ramës, është motivi kryesor që e justifikon investimin e tij tek miqtë e Sorosit për ta marrë këtë pushtet e për ta përdorur si mjet kërcënues për cilindo kundërshtar politik. Pa dyshim nuk mund të akuzojmë dot George Soros vetë, por grupi që punoi për këtë kapjen ka një lidhje të drejtpërdrejtë me historinë e Fondacionit Soros në Tiranë dhe me rrjetin e Fondacioneve Soros në Evropë e Amerikë. Kush janë ekspertët që thirri Edi Rama për të bërë reformën?
1-Kristaq Traja, ish anëtar i Bordit ekzekutiv dhe kryetar i Bordit të Programit të Ligjit në Fondacion;
2-Gent Ibrahimi, ish-drejtor programi në Fondacion;
3- Sokol Sadushi, përfitues projektesh dhe anëtar bordi i programit të ligjit;
4-Aurela Anastasi, Anëtare bordi;
5-Arben Rakipi, i përfhsirë në disa projekte të Fondacionit;
6-Ardian Dvorani, i kudo gjenduri i PS, por gjithshut pjesëmarrës në disa projekte të Soros.
Vetë Fondacioni Soros ishte sponsori i punës së ekspertëve që u quajtën edhe si të “nivelit të lartë” dhe që u konfirmua publikisht nga Fatmir Xhafaj, kryetar i komisionit të posaçmë parlamentare për reformën në drejtësi. Romana Vlahutin u sugjerua në krye te Delegacionit të BE-së nga miqtë Sorosianë të Edi Ramës. Njëfarë Jonas…( ish drejtues i lartë u rrjetit të Fondacioneve Soros), në miqësie me Lajçak, edhe ky një ish-sorrist, gjetën Romana Vlahutin dhe i ofruan miqësinë e kryeministrit. Kjo është arsyeja që Romana Vlahutin është dukshëm zëdhënëse e Ramës dhe jo përfaqësuese e BE-së në Tiranë. Jo në pak raste BE rezulton të jetë e keqinformuar mbi çështje të dialogut politik në vend për aspekte të ndryshme të reformës”….
Era Trump, Sorosi dhe Shqipëria
Sic përmendëm edhe në nisje të shkrimit, fitorja e kandidatit republikan Donald Trump në garën presidenciale në SHBA ishte padyshim një humbje e madhe për George Soros. Ky i fundit humbi jo vetëm financiarisht (lobimi për Clinton dhe PD-në amerikane deri në 100 milion $,) por edhe në prestigj e ndikim. Vetë Trump e ka bërë të ditur se do të godasë ndikimin korruptiv të Sorosit në SHBA. Presidenti po përgatitet të shpallë miliarderin elitar, George Soros si një “kërcënim për sigurinë kombëtare” të SHBA-ve kur ai të bëjë betimin si president.Sipas Kremlinit, Ministrit të Jashtëm i Rusisë, Sergey Lavrov i është kërkuar nga ekipi transitor i Trump-it që t’i sigurojë çdo informacion në lidhje me Sorosin, duke cituar autoritetet ligjore të urdhrit ekzekutiv të 6 marsit 2014 të firmosur nga Presidenti Obama, të titulluar “Bllokimi i pronësisë së personave të veçantë që kanë kontribuar në situatën e krijuar në Ukrainë”. Ekipi i tranzicionit Trump pohon se 25 ditë pas nënshkrimit të këtij Urdhri Ekzekutiv nga Presidenti Obama, më 31 mars 2014, kabllogramet diplomatike amerikane tregojnë se Soros me të vërtetë punoi për “të minuar proceset dhe institucionet në Ukrainë”, duke u bërë de-facto sundimtari i këtij kombi – dhe i cili në një takim me ambasadorin e SHBA-ve në Ukrainë, Geoffrey Pyatt “vendosi bazat për luftë” për shkak të deklaratës së tij se “plani i federalizmit që po tregtohet nga Putin te Merkel e Obama, do të rezultojë në fitimin e ndikimit dhe kontrollit de-facto të Rusisë mbi rajonet lindore në Ukrainë”.
Por sa do ndikojë kjo “luftë” e Trumpit në tentakulat e Sorosit në Shqipëri?
Pas fitores së kandidatit Donald Trump, këshilltari i tij për politikën e jashtme Shannon Burns, shprehu mendimin se në Shqipëri ka shumë të korruptuar që drejtojnë vendin, ndonëse shtoi se nuk mund të fliste në emër të Trump. “Ne do t’i largojmë të korruptuarit. Me Shqipërinë do të ngushtojmë marrëdhëniet. Ajo që them unë është se do t’i japim fund korrupsionit të Sorosit në Shqipëri”, tha Burns. Nisur nga kjo deklaratë dhe nga qëndrimet e herëpashershme të Trump kundër Sorosit mund të themi se ndikimi i akivitetit sorosian në Shqipëri pritet të pësojë një ulje të ndjeshme përgjatë këtyre 4 viteve. Nuk pritet të ketë më “sponsorizime” organizatash që nën emrin e SHBA përcjellin qëndrime të kundërta me ato të interest qytetar. Po ashtu pritet të ulet edhe ndikimi i “aktorëve” politikë sorosianë pasi në vazhdim “sponsorizimi” i tyre nga rrjeti Soros (pas humbjes në Amerikë) do jetë edhe më i vogël. Gjithashtu këto aktorë pritet të humbasin ndikim edhe për shkak të ndryshimit politik që fryu në Amerikë, duke i dhënë atyre më pak fuqi brenda sistemit politik shqiptar.
Pushtetarët e financuar nga Soros sipas bilancit të 2008
Lëvizja “Mjaft” e drejtuar në Erion Veliaj 72.000.00 $
Komiteti i Helsinkit e drejtuar nga Vasilika Hysi 42.100.00 $
Aleanca Gjinore për Zhvillim e drejtuar nga Eglantina Gjermeni 35.000.00 $
Instituti Shqiptar i Medias me në krye Remzi Lani 33.040.00 $
Shoqata “Refleksion”, e drejtuar nga Gjermeni dhe Ekonomi 7.720.00 $
Insititui i Dialogut & Komunikimit drejtues Pirro Misha 14.700.00 $
Qendra e Studimeve Politike Pranë UET Henri Çili 7.400.00 $
Kupola e Soros në Shqipëri
Personi që mbulon Shqipërinë: Jonas Rolet Kupola e Mazhorancës: Olsi Rama, Linda Basha Rama, Milva Ekonomi, Endri Fuga, Valdete Sala, Henri Çili, , Bashkim Sala, Piro Misha, Ardian Fullani, Artur Metani, Arjana Fullani, Andi Dobrushi, Ana Gjokutaj, Arben Ahmetaj, Ditmir Bushati, Blendi Çuçi, Mirela Kumbaro, Eglantina Gjermeni, Arbjan Mazniku, Delina Fico, Ilir Beqja. Instrumentet kryesore të kontrollit të informacionit: Instituti Shqiptar i Medias dhe BIRN Albania.