Revista ‘The New Scientist’ ka hartuar një listë të aspekteve të përditshëm të jetës që vazhdojnë të turbullojnë mendjet më të mëdha, duke përfshirë arsyet prapa puthjes, skuqjes e madje edhe kapjes së hundës. Një editorial i revistës thoshte: “Nuk ka asgjë më magjepsëse për shumicën prej nesh se sa vetja jonë. Kështu që, nuk ka pse habitemi përse kemi bërë shumë përpjekje për t’i shkuar në rrënjë domethënies së të qenit njerëzor. Ajo çfarë të habit është se ka kaq shumë tipare që mbeten enigmatike. Këto variojnë që nga sublimja, si arti, ëndërrimi dhe altruizmi, deri tek qesharakja, si qimet, skuqja dhe kapja e hundës. Mund të duken të çuditshme, por shpjegimet më të mira për to shpesh kanë pasoja të thella. Ja disa teori që tregojnë përse ne i bëjmë ato gjëra që bëjmë dhe disa prej problemeve:
1 – Skuqja: Charles Darwin luftoi shumë për të shpjeguar përse evolucioni na bëri të skuqemi kur gënjejmë, gjë që sinjalizon të tjerët. Megjithatë, disa mendojnë se kjo mund të ndihmojë për eleminimin e konfrontimit apo ushqejë intimitetin, duke zbuluar dobësi.
2 – E qeshura: Endorfinat që përmirësojnë gjendjen shpirtërore çlirohen kur ne qeshim, gjë që duket një arsye normle për ta bërë këtë, por një studim 10-vjeçar i turbulloi disi ujërat kur zbuloi se më shumë të qeshura shkaktohen nga komente banalë se sa nga shakatë.
3 – Endërrimi: Teoria e ëndrrave e Zigmund Frojdit, sipas të cilës ëndrrat shprehin dëshirat tona të nënvetëdijes janë diskredituar përgjithësisht dhe është pranuar se ato na ndihmojnë të përpunojmë emocione, por arsyeja përse ne shohim vizione kaq të çuditshëm nuk është shpjeguar plotësisht.
4 – Supersticioni: zakonet e pazakontë, por që sjellin qetësim nuk kanë kuptim nga këndvështrimi i evolucionit; megjithatë, njerëzit e lashtë do të kishin përfituar nëse nuk do të kishin injoruar fëshfërimën e këmbëve të një luani në bar, duke e quajtur thjeshtë shkulm ere. Feja duket se e ka burimin tek ky impuls.
5 – Kapja e hundës: zakoni aspak tërheqës, por i zakonshëm i “gërryerjes së vrimave të hundës” nuk ofron pothuajse asnjë dobi ushqyese, atëherë përse një e katërta e adoleshentëve e bëjnë të paktën katër herë në ditë? Disa mendojnë se forcon sistemin imunitar.
6 – Adoleshenca: asnjë kafshë tjetër nuk i nënshtrohet viteve të paparashikueshëm të adoleshencës. Disa mendojnë se ajo ndihmon trurin tonë të madh që të riorganizohet përpara rritjes, apo lejon eksperimentim në sjellje përpara përgjegjësisë që do të sjellin vitet e mëvonshëm.
7 – Altruizmi: të japësh gjëra pa patur të sigurtë rikthimin është sjellje e çuditshme, nga pikëpamja e evolucionit. Mund të ndihmojë në lidhjet e grupeve, apo thjeshtë të japë kënaqësi.
8 – Arti: piktura, vallëzimi, skulptura dhe muzika mund të jenë të gjitha ekuivalenti human i bishtit të palloit që mund të tregojnë se sa i mirë mund të jetë dikush, si shok apo bashkëshort. Megjithatë, mund të jetë njëkohësisht një mjet i përhapjes së dijes apo ndarjes së eksperiencave.
9 – Qimet e trupit: arsyet e supozuara mund të jenë në rol në përhapjen e aromës së trupit, ngrohje apo edhe mbrojtje nga acarimet njerëzore që ata nuk kanë arritur t’i shpjegojnë plotësisht./standard.al