Disa turistë britanikë janë lënduar pasi një autobus u rrëzua në Zelandën e Re. Autobusi ra 10 metra poshtë një lumi, tha policia.
Aty ndodheshin 15 turistë, kryesisht nga Britania e Madhe dhe Amerika, të cilët besohet të jenë në të 60-tat e tyre, raportojnë mediat britanike.
Katër nga ta janë lënduar rëndë.
Raportohet se një grua u bllokua në rrënoja, por u ndihmua nga punëtorët e emergjencës.
Aksidenti ka ndodhur në Tongariro Forest Park të Zelandës së Re të dielën në mëngjes, ndërkaq shkaku i aksidentit ende është i paqartë.