FOTO/ Zbulohen motivet, pse u rrah me leva biznesmeni në Elbasan

0
289

Një biznesmen është gjetur ditën e sotme i rrahur dhe me plagë në trup brenda aktivitetit të tij. Ai është Ylli Salla nga qyteti i Elbasanit. Mësohet se biznesmeni është dhunuar dhe rrahur pranë biznesit të tij. Salla është dërguar në spital për mjekim.Ndërkohë, “Panorama” mëson sherri ka nisur për hapjen e një kanali shumë pranë pikës së karburantit të biznesmenit Ylli Salla, ku përballë ndodhet edhe fabrika e peshkut. Pronari i fabrikës sipas Policisë ka disponuar edhe një leje për hapjen e një kanali shumë pranë fabrikës së tij, por që është përballur me biznesmenin Ylli Salla i cili i ka kërkuar punëtorëve që po hapnin kanalin që të ndalonin punën. Këtu mesa duket ka nisur edhe sherri mes dy pronarëve. Nga ana etyre punëtorët pasi janë përballaur me buznesmenin i cili i ka ndaluar të bëjnë punime, kanë lajmëruar menaxherët e fabrikës së peshkut. Sakaq mes tyre ka nisur njëe debat i cili ka përfunduar me dhunë mes palëve. Por i dhunuari në këtë rast ka qenë vetëm biznesmeni Ylli Salla i cili pas kësaj ka kallëzuar rastin në Polici, ndërsa kjo e fundit ka nisurr hetimet. Ndërkaq të dyja palt pretendojnë se janë dhunuar, por Policia ka shpallur në kërkim pronarin e fabrikës së peshkut. Ndërsa mësohet se në Polici janë shoqëruar edhe punonjësit që po hapnin kanalin, si edhe dëshmitarë në fabrikë si edhe në rrugë në momentin e sherrit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here