Këto ditë në faqen e standard.al në rrjetin social “facebook” janë hedhur në votimin live disa çështje që lidhen me akutalitetin politik e më gjerë. Kështu një ndër sondazhet online ishte ai që kishte në qendër të tij pyetjen: Kush mendoni se do jetë kryeministër pas zgjedhjeve të 2017-ës? Në garë për këtë pyetje u vendosën emrate kryeminsitrit aktuale Edi Rama, kreut të opozitës Lulzim Basha dhe liderit të LSI-së Ilir Meta.
Nga përgjigjet e qytetarëve live për 60 minuta ( kuijtojmë se ky është I vetmi votim ku shanset e manipulimit janë zero) rezultoi se: Lulzim Basha mori 435 vota, Ilir Meta mori 163 vota dhe Edi rama me vetëm 104 vota.
Në këtë sondazh ( ku pati një shikueshmëri me 13 mijë shikime dhe 1.5 mijë reagime) pati edhe një mori komentesh (736) , të cilat nuk përfshihen si pjesë e votimit.
Ndërkohë një tjetër sondazh live u zhvillua pak ditë më parë ku në qendër ishte pyetja: Cili është lideri aktual që na përfaqëson me denjësisht ne shqiptarëve? Në garë për këtë pyetje ishin përfshirë emrat e kryetarit të Kuvendit Ilir Meta, kryeministrit Edi Rama, kreu i AK-së Ramush Haradinaj, kreut të opozitës Lulzim Basha, Presidentit të Kosovës Hashim Thacci dhe kreut të BDI-së Ali Ahmeti.
Nga përgjigjet e qytetarëve live rezultoi se: Ilir Meta mori 413 vota, Ramush Haradinaj mori 78 vota, Lulzim Basha mori 61 vota, Edi Rama mori 35 vota, Hashim Thacci mori 8 vota e Ali Ahmeti mori vetëm 2 vota. Në këtë sondazh ( ku pati mbi 25 mijë shikime dhe 604 reagime) pati edhe një mori komentesh, të cilat nuk përfshihen si pjesë e votimit.