Në Çeki sot disa sekonda kanë qenë vendimtare kur çatia e një qendre sportive është shembur për shkak të dëborës së madhe që ndodhej sipër saj. Më saktë palestra e një shkolle në qytetin e Ceska Trebova të Republikës Çeke, ka rrezikuar jetët e 80-të personave që ishin brenda saj, transmeton “ The Telegraf”.
Në një moment kur të gjithë ishin të fokusuar tek ajo se çka po bënin, dëgjohen zhurmat kur çatia nis të bjerë. Të gjithë personat fatmairësisht kanë arritur të largohen para se pjesa që po rrëzohej të prekte në parket.
Pas ngjarjes autoritetet lokale kanë nisur hetimet ndaj projektuesit të godinës Thomas Frise i cili akuzohet se nuk ka përmbushur standardet e ndërtimit./bw