Braktisi fëmijën për t’u larguar me të dashurin 18-vjeç/ Nusja përballet me vjehrrën: “Ernesti vetëm flinte, pinte hashash”

0
571

Një javë më parë në studion e emisionit “Me zemër të hapur” të gazetares Evis Ahmeti në News24, një nënë 67 vjeçare me lot në sy kërkonte që nusja e djalit, Xhulia, të kthehej për të marrë nipin 6 vjeç që e kishte braktisur për t’u larguar me të dashurin 18-vjeçar gjerman.

Sot, vetë Xhulia ishte e pranishme vetë në studio përballë vjehrrës së saj Hëna Zeqo, duke treguar versionin e saj të historisë së martesës dhe ndarjes, edhe pse jo me letra, nga Ernesti. Ky i fundit ndodhet aktualisht në burg pas kallëzimit në polici nga ana e Xhulias për ushtrim të vazhdueshëm dhune.

nusja me vjehrren

“Me Erneston jam njohur në vitin 2010. Kam qenë 15 vjeç. Nuk isha e detyruar nga familjet por ishte një parapëlqim, martesë me shkruesi. Halla ime ma rekomandoi. Ernesti shfaqi disa probleme depresioni, goditi nënën e tij, e kështu vazhdoi. Rastet më të tepërta kanë qenë dhunë e ofendime. Familjarët i thoshin Ernestit ik e puno. Nuk kishim mundësi të mbanim djalin Robertin.

Ka pasur raste që kemi fjetur veç, biles më ka nxjerrë edhe jashtë ai, duke më futur në një dhomë që nuk ishte as banjë. E izoluar. Tani që unë kam ikur nga kjo familje, Ernesti le të dalë nga burgu e të vazhdojë jetën e tij. Ernesti shfaqi shenja depresioni që natën e martesës. Edhe kur vajtëm në Gjermani u vizitua dhe i dolën 3 qeliza të ngordhura, nga hashashi që kishte konsumuar.

I vetmi person që më ka mbrojtur nga familja e tij, ishte kunata e vogël. Askush nuk më kishte thënë që Ernesti përdorte drogë. Ndërsa me familjen time nuk jam shprehur shumë, kam folur vetëm për probleme të vogla. Ai më thoshte: Dil në rrugë e puno për të më ushqyer mua! Unë e lija atë në gjumë, dhe e gjeja  në gjumë kur kthehesha nga puna. Vetëm kaq bënte.

Flinte, pinte hashash e më rrihte. Niste ndonjë punë, grindej dhe e hiqnin nga puna. Në Gjermani qëndruam afro 2 vjet. Atje kam jetuar me Ernestin, vjehrrin dhe fëmijët e mi. Fillonin po të njëjtat gjëra. Atje, morën masa dhe më larguan nga Ernesti, nuk bëra kallëzim, por i thashë punonjëses së zyrës që të ma largonte. Ngela vetëm bashkë me fëmijët.

Atje u ndava nga ai dhe nuk doja të bashkohesha më. I vetmi moment që gjeta ngrohtësi ishte djali që njoha, që ishte 17 vjeç. Ai është babai i fëmijës së tretë. Nuk jam më me atë, por ai kujdeset për fëmijën e tij. Nuk jam gati për martesë me atë. Ishte një moment që kisha nevojë për dikë. Kur ngela shtatzënë pyesja veten ç’do bëj me këtë fëmijë. I thashë Ernestit që fëmija nuk është i joti, dhe ai më tha ti ke rrugën tënde e zgjidh kë të duash” tha Xhulia.

Rikthimi në Shqipëri
I thashë Ernestit që do rikthehem në Shqipëri por kur të shkojmë atje secili do vazhdojë jetën e vet. Ai këmbënguli që të rrinim bashkë. I dhashë mundësi Ernestit edhe pse mbaja fëmijën e tjetrit. Ernesti filloi duke më sharë në sy të njerëzve gjatë një dasme.

Dolëm dhe rrugës më tërhiqte edhe pse isha shtatzënë dhe kisha vajzën në krah. Madje goditi dhe nënën e vet. Të gjithë e panë. Pastaj bëra denoncim. Edhe kunata tha futeni në burg. Policët e panë vetë sepse e thirrën fqinjët. Ai madje kur ishim në Gjermani më ka qëlluar edhe me thikë (ngre bluzën dhe tregon shenjën në bel). 

BW

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here