Ka ndodhur shpesh që të mos ketë dakortësi mes shokëve të skuadrës për një goditje dënimi apo 11-të metërshi, duke krijuar edhe pakënaqësi jo vetëm tek futbollistët por edhe te gjithë skuadra, por ajo që kanë bërë dy lojtarë e SKN St. Pollen i ka tejkaluar të gjitha parashikimet.
Ekipi profesionist që militon në kategorinë e parë austriake, SKN St. Pollen ishte duke fituar me rezultatin 2-1 kundër amatorëve të SC Mannsford kur fitoi një 11-të metërsh në 7-të minutat e fundit të takimit. Si gjithmonë kapiteni i St. Pollen, Daniel Segovia u përgatit të ekzekutonte penalltinë, por edhe shoku i skuadrës, Alhassane Keita, kërkoi ta gjuante me pretendimin se Segovia më parë kishte shënuar një gol.
Lojtarët duket sikur edhe më parë nuk kanë shkuar mirë pasi të dy me t’u afruar në zonën e 11-të metërshit, plasën grushtet. Segovia ishte ai që goditi i pari, por doli huq dhe u godit nga shoku i ekipit. Keita goditi në shenjë duke lënduar kolegun aq keq sa që duhej transportuar në spital. Pas këtij incident arbitri ndërpret ndeshjen.
“Ai mendon se është Maradona,” shfryn Segovia. “Një turp, unë jam një nga kapitenët këtu, deri sa trajneri të ndryshojë zgjedhje, unë do godas penalltitë e ekipit.” Klub reagoi në mënyrë kontradiktore. Në fillim drejtuesit kërkonin të mos t’a bënin publike ngjarjen, por lajmi u përhap pasi kishte fotografë në fushë.