Mediat serbe i kundërvihen presidentit Nikoliç: Jo luftë me Kosovën!

0
194

Pas incidentit me trenin provokues serb, në të cilin shkruhej “Kosova është Serbi” në 21 gjuhë, politikanët serbë, duke nisur nga presidenti Nikoliç e kryeministri Vuçiç, u shprehen gjatë deklaratave të tyre se “janë gati ta dërgojnë ushtrinë në Kosovë”.

Një deklaratë e tillë ka bërë që mediat serbe të reagojnë dhe në një farë mënyre të kundërshtojnë këto sjellje, shkruan lajmi.net.E përditshmja më e madhe në Serbi “Blic” ka sot me titull gjigant në faqen kryesore “Vetëm luftë mos ketë”.

Në faqen e parë po ashtu janë vendosur fotografi të forcave speciale të Kosovës ROSU, treni, si dhe deklaratat provokuese të Nikoliçit e Gjuriçit.
“Tani neve na duhen koka të ftohta, një shkëndijë mund të shkaktojë katastrofë”- është nëntitulli i kësaj gazete.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here