Pamjet e atentatit ndaj djalit të gardistit, detajet që mund të identifikojnë “killerin” që plagosi 22-vjeçarin (VIDEO)

0
214

Janë publikuar sot pamjet filmike të kamerave të sigurisë që kanë kapur momentin e plagosjes së djalit të një gardisti që ndodhi mbrëmë në rrugën “Aleksandër Moisiu” në Tiranë.

Kështu, nga kamerat e sigurisë të publikuara nga “TV Klan” duket se si autori i plagosjes i veshur me kostum sportiv, me bluzë me kapuç dhe stemë shqiponje nga pas i afrohet Xhuljano Kosturit, 22 vjeç, djali i një gardisti. Vihet re që autori çalon, çka mund ta bëjë më të lehtë për policinë identifikimin e tij. Ai e pret 22-vjeçarin, i cili hyn pas tij në pallat.

Atentatori, i cili e ka pritur objektivin e tij pranë pallatit ku ai banonte, e ka qëlluar nga pas një herë me armë zjarri, duke i shkaktuar plagë në pjesën e veshkave.

I riu është dërguar menjëherë në spitalin e Traumës, dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. 22-­vjeçari, djali i vetëm i një punonjësi të Gardës, rezulton pa precedentë të mëparshëm penalë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00, ndërsa atentatori është larguar menjëherë nga vendngjarja.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here