RAPORTI/ 8 njerëzit më të pasur në botë kanë aq para sa gjysma më e varfër e popullsisë

Pasuria e 8 njerëzve më të pasur në Tokë barazohet me pasurinë e 3.6 miliard njerëzve më të varfër të marrë sëbashku, që do të thotë sa gjysma e popullsisë së botës, sipas një raporti të prezantuar në Forumin Ekonomik Botëror (WFC), shkruan Russia Today. Lista e 8 individëve më të pasur në botë, të gjithë meshkuj, bazohet në listën e revistës Forbes, që çdo vit rendit më të kamurit e botës, ku përfshihen themeluesi i Microsoft Bill Gates, bashkë-themeluesi i Facebook Mark Zuckerberg dhe themeluesi i Amazon Jeff Bezos, Amancio Ortega, Warren Buffett, Carlos Slim Helu, Larry Ellison, Michael Bloomberg.

WFC e vë theksin tek hendeku i madh që po krijohet mes njerëzve të pasur dhe atyre të varfër: “Është e dhimbshme që gjithë kjo pasuri të mbahet në duart e vetëm pak personave ndërkohë që gjysma e botës po vdes urie”.

Sipas raportit, nëse gjërat vazhdojnë në këtë kurs, bota do të shohë personin e parë që arrin trilionin e parë (1.000.000.000.000 USD) në 25 vitet e ardhshme.

Pabarazia ekziston jo vetëm mes të pasurve dhe të varfërve, por edhe përsa i përket gjinisë. “Nëse ecim me trendet aktuale, do të duhen 160 vjet që të shohim një grua të paguhet njësoj sa një burrë,” shkruhet në raport.

 

RAPORTI/ 8 njerëzit më të pasur në botë kanë aq para sa gjysma më e varfër e popullsisë

FOTO/ 100 euro për ta kaluar në

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërko