Zbulohet rreziku që u vjen meshkujve nga fjetja me të brendshme gjatë natës

0
447

Prej kohësh shkencëtarët kanë përkrahur teorinë se të fjeturit pa të brendshme bën mirë për shëndetin. Tani, ata kanë filluar të rekomandojnë meshkujt që të flenë pa të brendshme nëse duan të bëhen baballarë.

Trupi i njeriut është projektuar në atë mënyrë që të ulet temperatura gjatë gjumit, dhe, të fjeturit pa të brendshme nuk ju ndihmon vetëm të bëni një gjumë të rehatshëm gjatë natës, por përcakton edhe kur trupi është gati për gjumë dhe kur është koha për t’u zgjuar, shkruan shëndeti.com. Tani ekspertët thonë se veshja e të brendshmeve në gjumë mund të ndikojë tek cilësia e spermës së meshkujve, duke qenë se materiali i tyre krijon nxehtësi në organet gjenitale.

Prandaj ata i këshillojnë meshkujt se, nëse duan të rrisin shanset për t’u bërë baba, duhet të flenë pa rroba veshur.

Një temperaturë e ulët e trupit gjatë natës ju ndihmon të digjni edhe kalori ndërsa flini, ndërkohë që e bëni edhe gjumin më të rehatshëm dhe shanset janë shumë të vogla që të zgjoheni nga gjumi natën.

Tek gratë, fjetja pa të brendshme parandalon infeksionet bakteriale dhe ato urinare.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here