Bashkëkryetari socialist i Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore, në një deklaratë për mediat, mëngjesin e sotëm, i bëri thirrje Partisë Demokratike të vije në Komision për të diskutuar propozimet e OSBE-ODHIR. Lidhur me kushtin kryesor të demokratëve për realizimin e votimit dhe numërimit elektronik, Balla deklaroi se ky proces kërkon të paktën 2 vite kohë.
“Kemi propozuar transparencën e fushatës, hapësirat e bërjes së fushatës. Votimi elektronik kërkon të paktën 2 vjet kohë. PD ka bërë kakofoni, njëherë kërkon numërim elektronik, njëherë votim. I bëjmë thirrje PD të vijë në komision të diskutojmë propozimet e OSBE ODIHR,” – tha deputeti socialist.
Opozita braktisi mbledhjen e kaluar të komisionit të Reformës Zgjedhore, pasi Taulant Balla vendosi veto kundër propozimit të Oerd Bykykbashi në lidhje me rolin e OSBE- ODHIR në vlerësimin e teknologjisë në zgjedhje.