Shumica prej nesh mundohet që fjalëkalimi në rrjete të ndryshme sociale të jetë sa më i veçantë dhe unik për të pasur një siguri të madhe në llogarinë tonë. Megjithatë, ende ka njerëz që përdorin fjalëkalime lehtësisht të parashikueshme, duke rrezikuar kështu llogaritë e tyre pasi kanë mundësi më të mëdha për të rënë pre e “hackerave”.
Kështu, është bërë një studim se cilët janë fjalëkalimet më të përdorura gjatë 2016-ës, të cilat mësohet se janë “123456,” “qëerty” dhe “111111”. Sipas një raporti të publikuar, secili prej nesh që ka një fjalëkalim të tillë duhet të nxitojë ta ndryshojë sepse informacionet e tyre nuk janë të sigurta.
Zhvilluesi i aplikacionit të menaxhimit të fjalëkalimeve Keeper tha se mëse 50% e njerëzve përdorin një prej 25 fjalëkalimeve më të zakonshme, ndërsa 17% e tyre përdorin “123456” si gardianin e të dhënave.
Sipas Keeper janë uebsajtet ato që duhet të vihen përpara përgjegjësisë që lexuesit e tyre përdorin të tilla fjalëkalime. “Përgjegjësia më e madhe qëndron tek uebsajtet të cilat nuk aplikojnë politikat më bazike të kompleksistetit të një fjalëkalimi.”
Kështu, ekzistojnë pafund softuerë të cilët mund të deshifrojnë fjalëkalime me gjashtë karaktere në vetëm pak sekonda sidomos kur janë sekuenciale, ndërsa mbrojtja më e mirë ndaj këtyre sulmeve është përdorimi i një varieteti numrash, simbolesh dhe gërmash.
25 fjalëkalimet më të përdorura të 2016-ës janë:
123456
123456789
qwerty
12345678
111111
1234567890
1234567
password
123123
987654321
qwertyuiop
mynoob
123321
666666
18atcskd2w
7777777
1q2w3e4r
654321
555555
3rjs1la7qe
1q2w3e4r5t
123qwe
zxcvbnm
1q2w3e