Ministri i jashtëm rus: Shqiptarët nuk duhet të jenë prezentë në zonat e banuara me serbë

0
207

Ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov ka komentuar në një konferencë shtypi zhvillimet në Ballkan. Lavrov u shpreh se shqiptarët nuk duhet të jenë prezentë në zonat e banuara me serbë. Ai tha se në Ballkan po rriten fuqishëm tensionet dhe se Bashkimi Europian duhet të ndërhyjë për të ndihmuar në deeskalimin e situatës atje.

Kështu theksoi ministri i jashtëm rus, gjatë një konferencë shtypi ditën e sotme. Po ashtu Lavrov kërkon që në forcat etnike shqiptare nuk duhet të jenë prezente në hapësirat e populluara nga serbë në veriun e Kosovës.

Reagimet e ministrit të Jashtëm rus, vijnë menjëherë pas incidentit në fundjavë, ku një tren i nisur nga Beogradi për të shkuar në Mitrovicë dhe i mbushur me parulla si “Kosova është Serbi” shkaktoi tensionimin e menjëhershëm të situatës në kufirin Kosovë-Serbi dhe përdorimin e deklaratave me tone luftarake nga politikanët serbë, nëse do të sulmoheshin qytetarët serbë në Kosovë, sipas DW.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here