Nje femije me pak se 3 vjec eshte viktima e peste e gripit stinor. Lajmi eshte bere i ditur nga Ministria e Shendetesise e cila ka sqaruar se vogelushi i lindur ne fshatin Shënkoll te Lezhës, i vaksinuar rregullisht, kishte patur prej një jave temperaturë, ethe, kollë. Pasi është paraqitur disa herë në urgjencën e spitalit Lezhë, te shtunen e 14 janarit femija eshte shtruar në spitalin e Lezhës me diagnozën “Infeksion viral me insufiçiencë respiratore”, ku edhe pas trajtimit spitalor gjendja mbetet e njëjtë. Te dielen e kaluar vogelushi eshte trasferuar ne Tiranë per tu shtruar në Reanimacionin e Shërbimit të Pediatrisë në QSUT, ku ka patur edhe shenja të tjera klinike si, mosreagim ndaj dhimbjes, hipotoni muskulare, gjendje prekome, vështirësi në frymëmarrje dhe frymëmarrje të zhurmshme. Pacienti është konfirmuar me diagnozën: “Encephalomielit”. Gjatë të njëjtës javë, familjarët me të cilët jeton, katër pjesëtarë (nëna, babai, gjyshja, gjyshi) kanë kaluar sëmundje respiratore të ngjashme me gripin. Mostrat e marra për ekzaminim nga ISHP-ja konfirmojnë që pacienti ishte i prekur nga virusi i gripit stinor A
Vogëlushi 3 vjeç nga Lezha, viktima e pestë e gripit stinor
Edhe pas trajtimit në Reanimacionin e Shërbimit të Pediatrisë në QSUT, pacienti ndërroi jetë në orët e para të mëngjesit të dites se marte.
Ky është rasti i pestë i konfirmuar për persona që kanë ndërruar jetë, të cilët, përveç sëmundjeve të tjera, kanë rezultuar të prekur edhe nga virusi i gripit të stinës A, pas dy rasteve të raportuara në date 05 janar, atij të datës 11 dhe rastit të datës 13 janar.