Zbulohet tjetër skandal/ Mësuesi dhunon nxënësit e klasës së parë

0
267

Emisioni investigativ “Stop” në televizionin Klan do të pasqyrojë sonte një tjetër rast të dhunës ndaj fëmijëve.

stop (1)

Ajo ç’ka kemi arritur të mësojmë është se bëhet fjalë për një shkollë publike ku mësuesi dhunon nxënësit.

Fatkeqësisht dhuna ka ndodhur me fëmijë të klasës së parë. Aty ku fëmijët takohen për herë të parë me procesin e mesimit, në vend të dijes ata marrin shpulla.

Sonte në mbrëmje ndiqni kameran e fshehtë të “Stop” që denoncon dhunën në shkolla.

Ky emision pasqyroi 6 muaj më parë dhunën shtazarake të Anjeza Shabanit e cila kishte hapur një kopësht privat dhe dhunonte fëmijët e mitur. Sot ajo ka marrë dënimin dhe ndodhet në burg pas denoncimit në “Stop”. /Opinion.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here