Gjoka i mbyll “derën” Muzakës: Nuk marrim lojtarë me probleme

0
162

Trajneri i Kukësit, Ernest Gjoka, në një intervistë për “Supersport” nga aeroporti “Nënë Tereza” pas kthimit nga Antalja, ka folur për përgatitjet që skuadra zhvilloi në Turqi si dhe për merkaton e cila tashmë mund të konsiderohet e mbyllur, edhe pse nuk përjashtohet ndonjë goditje surprizë deri në fund.

Për fazën përgatitore
“Mendoj që kjo ishte një minifazë për të rikarikuar forcat, për ti dhënë skuadrës një freski fizike dhe për të rregulluar ato gjëra që ne nuk arritëm ti bënim në dy fazat e para.Mendoj se Kukësi do të jetë po i njëjtë por skuadra do të ketë një marsh më shumë dhe duhet të jemi gjithmonë të përqëndruar dhe të vëmendshëm. Kjo fazë u përgatit për këtë qëllim.”

Për merkaton
Unë mendoj që dy përforcimet që kërkonim me patjetër i kemi marrë. Mund të them që jemi drejt mbylljes së merkatos edhe pse në orët e fundit mund të ketë edhe ndonjë tjetër afrim por mbetet për tu parë. Unë e kam skuadrën të kompletuar. Mendoj që Kukësi nuk ka nevojë për përforcime të tjera.”

Për Muzakën
“Ne mendojmë që Kukësi është një ekip shumë i fortë, një ekip që do të jetë në garë për titullin deri në fund. A do të transferohet Muzaka te Kukësi? Muzaka ka problemet e tij dhe nuk ka zgjidhur ende kontratën me Tiranën kështu që ne nuk do të tentojmë të afrojmë një lojtar që ka ende një cështje për të zgjidhur.”/panoramasport

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here