Lëvizja e lirë/ Më të diskriminuarit në rajon, Shqipëria dhe Kosova pas fqinjëve

0
188

Pavarësisht se u bënë më shumë se 6 vite që në Shqipëri ka hyrë në fuqi sistemi i liberalizimit të vizave, shqiptarët në këtë drejtim janë ndër më të diskriminuarit në Evropë e rajon. Në indeksin e pasaportave për vitin 2017, Shqipëria renditet e 93-ta në Botë, ndër 199 shtete. Në Evropë ndërkohë vendi ynë lë pas vetëm Ukrainën, Bjellorusinë dhe Kosovën. Krahasimi me Kosovën, i vetmi vend më keq se ne në rajon, deri diku është i pavend, duke qenë se është një shtet me një pasaportë të re dhe që nuk njihet jo nga të gjitha vendet e Botës. Praktikisht, në bazë të këtij indeksi, shqiptarët janë më të diskriminuarit në rajon për lëvizjen e lirë. Ky indeks vendos një sistem pikëzimi për lëvizjen e lirë, dhe Shqipëria grumbullon 93 pikë. Në krahasim me indeksin e një viti më parë, Shqipëria ruan vendin e 93-të, por gjithsesi përfshihet në vendet që ka humbur pikë në krahasim me vitin e kaluar, sa i përket lëvizjes së lirë. Pavarësisht se pjesa dërrmuese e fqinjëve tanë kanë pasaporta jo më të vjetra se 20 vjeçare, ato janë më prestigjioze, çka sjell lehtësi më të madhe për të udhëtuar. Në rang globale, të kesh një pasaportë gjermane je më i privilegjuari, ndërkohë që me një pasaportë afgane je thuajse tërësisht i izoluar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here