Një automjet është djegur pasi u përfshi nga flakët e zjarrit mëngjesin e së mërkurës në superstradën Lezhë-Laç, pranë një karburanti.
Burimet e Policisë thanë se mjeti me targa AA 870 AP i cili u përfshi nga flakët ishte gjashtë vendësh.
Nuk raportohet për persona të lënduar, teksa nuk dihen ende shkaqet e ngjarjes.
Nga flakët që përfshinë makinën u rrezikua edhe karburanti, por fal ndërhyrjes së shpejtë të punonjësve kanë evituar situatën.