VIDEO/ Rikthehet frika e tërmeteve në Itali, 3 lëkundje të forta 5.6 ballë brenda 1 ore

0
167

Tri tërmete të forta kanë tronditur Italianë brenda një ore. Sipas mediave italiane, tërmetet ishin me magnitudë 5.6 ballë.

Të tre tërmetet ranë në Italinë qendrore, mes L’Aquila dhe Rieti, pranë Amatrice-s që u trondit më 24 gusht të vitit të kaluar ku humbën jetën 300 banorë ndërsa shumë të tjerë u plagosën . Lëkundja e parë u ndje rreth orës 10.25 dhe u ndjenë në Lazio, Abruzzo dhe Marche. Tërmeti gjithashtu u ndje edhe në Romë, Firence e Napoli.

Sipas vlerësimeve fillestare të Intitutit të Gjeofizikës tërmeti ra në një thellësi prej 10 km. Pas tërmetit të parë të fortë, pati 4 të tjera të lehta me magnitudë 3.2 ballë.

Goditja e dytë e fortë ra pak minuta më vonë rreth orës 11.25 me magnitudë 5.5 ballë.

Forcat e ndihmës së shpejtë dhe ato zjarrfikëse po bëjnë kontrolle të vazhdueshme në të gjitha zonat e prekura nga tërmeti për të parë nëse ka të lënduar.

Studentët e shkollave të ndryshme janë evakuuar si masë sigurie, ndërkohë La Repubblica njofton se nuk ka pasur asnjë thirrje emergjente.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here