54- vjeçarja humb shikimin nga njëri sy për shkak të botoksit

0
258

Një grua humbi shikimin nga njëri sy dhe  pësoi deformime të mëdha në fytyrë, nga injektimi i botoksit në fytyrë. 54  – vjeçarja  Carol Bryan nga Florida, kishte aplikuar këtë injeksion në  lëkurë në vitin 2009 dhe balli i saj  saj u fry aq shumë, duke i penguar shikimin nga njëri sy. Ndërhyrja me botoks e ka lënë atë të shëmtuar, saqë ka tre vite që nuk del nga shtëpia dhe madje ka tentuar më herët edhe vetëvrasjen.

 

Ajo deklaroi se e filloi përdorimin e botoksit në moshën 30 – vjeçare ,duke e aplikuar tek pjesa e syve dhe në atë kohë ndihej mirë me pamjen e saj. Dy llojet e mbushësve të lëkurës që përdori ishin të përziera me silikon dhe ky përbërës është i vështirë për tu hequr. U deshën, disa ndërhyrje dhe operacione që Carol të riparonte një pjesë të dëmeve që i shkaktoi botoksi në fytyrë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here