Brenda apartamentit të terroristit të Turqisë, si e joshi ISIS me tre femra

0
193

Zbulohen të tjera detaje pas arrestimit dhe dëshmisë së terroristit që vrau 39 persona natën e ndërrimit të viteve në Turqi.

The Sun, duke iu referuar Hurryet shkruan se hetimit kanë zbuluar çmimin me të cilin u pagua Abdulgadir Masharipov, para masakrës.

Mediat shkruajne se atij iu dërguan tre femra, si motivim para se të bënte sulmin terrorist, për të cilin tashmë ka dhënë edhe dëshminë.

Në foto mund të shihni edhe pamje pas bastisjes së apartamentit të tij, bukë në tryeze, kurani, para dhe një letër.

987654321

 

Vrau 39 vetë, flet terroristi: Duhet të sulmoja sheshin Taksim, por…

I arrestuari për sulmin terrorist në Turqi në lokalin e natës Reina në Stamboll ka rrëfyer se plani për sulmin ndryshoi në momentet e fundit.

TURKEY_NIGHTCLUB_ATTACK_ANK801-2017JAN16_234244_020.jpg

Abdulgadir Masharipov ka dëshmuar se Shteti Islamik (ISIS) e kishte urdhëruar të sulmonte sheshin Taksim. “Objektivi i sulmit ishte sheshi Taksim natën e ndërrimit të viteve, ishte porosi nga Raqqa, por për shkak të kushteve të larta të sigurisë u ndërrua në fund”- ka thë ai, raporton ANSA.

Ai tregon më tej se u kërkua një tjetër zonë. “Më pas është dhënë udhëzimi për të kërkuar për një tjetër objektiv të ri në këtë zonë. Reina dukej më i përshtatshëm për sulmin. Nuk dukej si kishte shumë masa sigurie” ka thënë ai.

Ai thotë se nga kontaktet me qendrën e ISIS në Siri ranë dakord për lokalin mbi Bosfor, si objekti alternativ, në pamundësi të goditjes së sheshit Taksim.

Bashkë me terroristin në kohën e arrestimit u sekuestruan edhe 197 mijë dollarë amerikanë, 2 pistoleta me karikatorë (nga të cilat njëra prej pistoletave është me ajër) dy dronë dhe dy sim kartela si dhe shumë materiale të tjera.

“Bashkë me terroristin janë ndaluar edhe një person nga Iraku dhe 3 femra të cilat janë nga Egjipti dhe Afrika. Po vlerësohen ndalimet e tyre ku ka mundësi të lartë për lidhje me organizatën. Ata janë ndaluar të gjithë sepse ndodheshin në një shtëpi me terroristin. Përveç irakianit 3 femrat vlerësohen se kanë mbërritur aty në 3 ditët e fundit. Sigurisht që këto janë vlerësime por gjatë hetimeve këto do të qartësohen edhe më tej. Punonjësit e policisë ishin në ndjekje të këtyre adresave ku si rezultat i ndjekjeve në këto 5 adresa u bë i mundur arrestimi”.

“Atë ditë ka patur dikush që e ka ndihmuar”

Në pyetjen e një gazetari se “ka pretendime se në ditën e ngjarjes terroristi është ndihmuar?”, prefekti Şahin është përgjigjur se “Tani është ende herët, hetimi vazhdon. Presim që në një kohë të shkurtër të arrijmë të marrim këto informacione. Sigurisht që atë ditë ka patur dikush që e ka ndihmuar. Këto do të përcaktohen më qartë gjatë hetimeve”.

“Ka hyrë ilegalisht në muajin janar”

Pasi ka njoftuar se terrroristi ka hyrë në vend ilegalisht në muajin janar Şahin, tha se “Ka prova të forta se ka hyrë nga kufiri në lindje të vendit. Këto po ndiqen. Por, të paktën është e qartë se kjo është kryer në emër të DEASH-it”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here