Një banesë është përfshirë nga flakët paraditen e sotme në Bulqizë. Mësohet se zjarri ka rënë në një banesë në fshatin Çereneç i Sipërm në njësinë administrative Gjoricë, rrethi Bulqizë që është në pronësi të kryeplakut të fshatit,raporton balkanweb.
Nga raportimet e para bëhet e ditur se kanë mbetur të lënduar nga zjarri disa persona.
Ndërkohë banesa është djegur plotësisht, ndërsa zjarri është fikur pas orësh të tëra luftë me mjete rrethanore nga banorët e fshatit, pasi nuk ka pasur zjarrfikëse në vendin e ngjarjes. Kjo për shkak se zona është e bllokuar prej ditësh nga bora.