FOTO/ ‘Po më vdes vajza në spital’, thirrja dëshpëruese e nënës. Rama i bën bllok

1
531

Ajo është vetëm 12 vjeçe, por jeta nuk është treguar shumë e mirë me të. Po flasim për Rean, vajzën 12-vjeçare, e cila vuan nga “Karcinoma”, një lloj tumori që kërkon një ndërhyrje të menjëhershme. Nëna e saj, Enkeleda i ka kërkuar ndihmë kryeministrit, por ajo çfarë ka marrë si përgjigje ka qenë një “Block”, e cila është edhe një goditje akoma edhe më e rëndë për Rean.

E mbytur nga dhimbja dhe pamundësia për të shpëtuar jetën e vajzës, Enkeleda thotë se po i vdes fëmija në spital dhe nuk ka asnjë lloj mjekimi dhe ndihme për ta çuar jashtë vendit.

“Fëmija im është shumë sëmurë, kam shkuar në kryeministri, kam bërë kërkesë për ta çuar jashtë shtetit për mjekim se mjekësia jonë nuk di për këtë që ka fëmija im, por as që e ka marrë në konsideratë kërkesën time. Zoti kryeministër vetë më bëri bllok kur i thashë për problemin tim. As nuk u bëhet vonë se po vdes fëmija 12 vjeç. Ju lutem më ndihmoni se po më vdes fëmija në spital pa asnjë lloj mjekimi, po ju lutet një nënë. Këtë nuk po i bëjnë asgjë, vetëm e lënë të vdesë si mjekësia, por edhe zoti kryeministër më bëri bllok kur i thashë problemin tim”, është kjo thirrja dëshpëruese e kësaj nëne, e cila shikon çdo ditë fëmijën e saj që vuan nga krizat, por nuk mundet të bëjë asgjë.

“E di ndoshta është e pamundur të mblidhet një shumë aq e madhe, por që është një kohë goxha e gjatë mjekimi, sipas asaj që më thanë janë tre vite. dhe shuma është 350 mijë euro. E di që është e pamundur, por shpresa vdes e fundit për Rean”, është shprehur Enkeleda, e cila shpreson se dikush do e vejë dorën në zemër për të!

Ne i bëjmë thirrje Ilir Beqajt që të hedhë sytë nga kjo nënë, para se të gjithash jemi qenie njerëzore, jini në radhë të parë humanë, shikoni vuajtjet e kësaj nëne e cila me thirrje dëshpëruese kërkon të shpëtojë vajzën e saj, mundësitë jashtë janë për këtë, por i duhet ndihmë nga shteti. Enkeleda mundohet që t’i japë shpresë dhe forcë vetes, madje në një foto me vajzën e saj ajo ka fshehur dhimbjen duke qeshur dhe thënë me zë të lartë se “Do t’ia dalim”.

Enkeleda ka lenë edhe një numër telefoni dhe llogarie, ku të gjithë ju që keni mundësi mund të kontribuoni sado pak që Rea të qeshë sërish, që jeta e saj të normalizohet, le ta bëjmë këtë të gjithë së bashku para se të jetë vonë, le t’i japim jetë Reas, ajo sot ka nevojë për ne!

Numri i llogarisë: Enkeleda Hajro 0001263116

IBAN: AL13202111540000000001263116

Telf: 0693582808 /JOQ.

screenshot-1_1484757352-98817771484776953enkeleda6_1484757352-93845451484776954enkeleda3_1484757352-49630111484776955enkeleda2_1484757354-63086311484776956

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here