Vendi se ku shumica e aferave fillojnë është zbuluar dhe përgjigjja mund t’ju befasojë.
Hetuesi privat australian, Lke Athens, ka shpenzuar 20 vjet duke i gjurmuar partnerët tradhtarë dhe thotë se tani interneti është vendi më i mirë për tradhtarët, transmeton Telegrafi.
Luke ka treguar se njerëzit më nuk po kërkojnë afera në kafene ose në vend të punës – por në Facebook.
Sipas tij dhe përvojave të veta, Facebook është vendi ku thuajse gjysma e aferave kanë filluar.
“Facebook është një rrjet social i njëanshëm. Ky rrjet social e shfaq vetëm anën e mirë. Njerëzit i postojnë vetëm gjërat e mira të jetës së tyre, dhe kjo do të thotë se Facebook është shtrembërim i një personi apo jetës së tij”.