Komisioni hetimor për CEZ i thirru nga partia demokratike, u përfshi paraditen e sotme, nga debate, pas kërkesës së opozitës, që ky komision të mblidhet 3 herë në javë.
” E shkuara le të na shërbejë për të qenë konstruktiv për një muaj dhe për të mbaruar punën e këtij komisioni duhet të mblidhen 3 herë në javë. Nëse ju dëshironi të mblidhemi përdite unë jam i gatshëm. Nëse ju jeni të zënë me angazhime të tjera, këtë ja paraqesin drejtuesve të grupit parlamentar dhe ose t’ju heqë angazhimet, ose t’ju zëvendësojnë. Ky është një punë që duhet bërë. Unë do ti drejtohem edhe kryetarit të Kuvendit që të ndikojë në atë që mazhoranca të paraqitet rregullisht në komision,” – u shpreh Spaho.
Por propozimi i kryetarit të Komisionit, Edmond Spaho, u kundërshtua nga socialistja Vasilika Hysi e cila e cilësoi këtë një kërkesë jo realiste. Hysi deklaroi se komisioni nuk mund të mblidhet 3 herë n ë javë, pasi kjo është njën periudhë me shumë angazhime përsa i përket refomës zgjedhore e zbatimit të ligjit të Vettingut.
“Mbledhja 3 herë në javë nuk është realiste. Kjo nuk mund të bëhet sepse ne jemi në kulmin e zhvillimeve të reformës zgjedhore dhe komisioni i reformës zgjedhore duhet të mblidhet 3 herë në javë. Ka filluar zbatimi i vettingut dhe shumë nga anëtarët e komisionit janë të angazhuar,; – tha Hysi.