PD: Rama të shpjegojë pasurinë e Pezës, është paguar 80 mijë lekë apo 10 mijë euro?

0
233

Partia demokratike i kërkoi kryeministri Edi Rama të shpjegojë pasurinë e deputeti Alfred, Peza bashkëshortja e të cilit zotëron në një bankë të nivelit të dytë aksione me vlerën e 1. 13 miliardë lekëve. Në një dalje për mediat nga selia blu, zëdhendësja Ina Zhupa  pyeti kryeministrin Rama nëse deputeti socialist është paguar sa pretendon, 10 mijë euro, apo 800 mijë lekë të vjetra, sipas një dokumenti të publikura në media. Zhupa shtroi një sërë pikëpyetjesh për mënyrën sesi punojnë Institucionet e Kontrollit dhe Verifikimit të pasurisë, duke shprehu shqetësimin sesi do të operojnë këto institucione në lidhje me Vettingun e gjyqtarëve dhe prokurorëve.

 

Deklarata e zëdhendëses së Partisë Demokratike, Ina Zhupa

Deputeti i Edi Ramës, Alfred Peza, në përpjekjen për të justifikuar pasurinë duket se ka kryer një mashtrim tjetër.Peza tha se është paguar deri në 10 mijë euro në muaj në media, dhe ka qenë i adhuruar për këtë.Por ky dokument që ka dalë në media, tregon se ai është paguar me 800 mijë lekë të vjetra në muaj.Dokumenti është një vendim gjykate, dhe nuk besohet se ka shkresë më zyrtare në vend, se sa një vendim gjykate.

Atëherë, publiku ka të drejtën të dijë;A është paguar 10 mijë euro në muaj deputeti i Ramës, apo 800 mijë lekë të vjetra në muaj.Nëse Peza është paguar aq sa pretendon, a i ka paguar taksat? Taksat që shkojnë nga 2300 euro në muaj deri në vitin 2008, dhe 1000 euro në muaj pas vitit 2008 kur u vendos taksa e sheshtë?

Po institucionet e kontrollit dhe verifikimit të pasurisë, mbi cilat dokumente punojnë, mbi pretendimet e Pezës, apo dokumentat zyrtare?Kështu do ta bëjnë ata dhe vetingun e gjykatësve dhe prokurorëve, siç kanë vepruar me deputetin socialist?Qytetarët e kanë dëgjuar variantin e deputetit. Për të gjitha këto çështje, sot është mirë të përgjigjet Edi Rama.

Vendimi i gjykates ku tregohet paga reale e Pezes

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here