Sheshel: Treni provokacion ndaj shqiptarëve, Nikoliç u përgatit të shkaktonte gjakderdhje

0
222

Lideri i radikalëve serbë, Vojislav Sheshel, e ka cilësuar si provokacion dërgimin e trenit serb në Kosovë.

Sipas tij, me dërgimin e “trenit laravec” në Kosovë, presidenti Tomislav Nikolic është përpjekur të provokojë gjakderdhje. Sheshel është shprehur se Nikolic është i vetëdijshëm se nuk ka ç’të presë më në jetën politike të Serbisë, ndaj ka dashur të krijojë situatë në të cilën të shihej si shpëtimtar.

“Nikolic ka qenë i gatshëm të shkaktojë gjakderdhje nga provokimi me trenin lara- lara me parullat nga të cilat shqiptarët (ai i quan me termin fyes shqiptari) me siguri do të irritoheshin, do të nxirrnin hidhërimin dhe terrorin e tyre, por kësaj radhe edhe bandën e tyre të armatosur ( kështu e quan ai njësinë elitare ROSU) të krijuar me përkrahje të NATO-a”, citon “B92” të ketë thënë Sheshel.

Sipas Sheshelit, ky skenar i Nikolicit nuk u realizua sepse të gjithë faktorë ndërkombëtarë, në Serbi e në botë janë pjekur. Ai ka shtuar se “tani me rëndësi mbetet që Serbia ta presë ndërrimin e garniturës në SHBA dhe takimin e parë ndërmjet kryetarit të ri amerikan dhe atij rus dhe që Serbia anijen e vet të vogël ta lidhë fuqishëm për anijen e fuqishme ruse dhe bashkë të nisen drejt shtrëngatës.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here