Shqipëria e futbollit, për herë të parë kundër Kosovës. Shorti i hedhur sot në Nion të Zvicrës vuri përballë përfaqësuesen kuqezi përballë asaj kosovare në fazën e parë kualifikuese të Botërorit të femrave.
Dy ekipet shqiptare janë pjesë e Grupit 2 së bashku me Greqinë dhe Maltën.
Takimet do të luhen në vendin tonë më 6, 8 dhe 11 prill.
Katër fitueset e çdo grupi dhe skuadra e dytë me bilancin më të mirë ndaj kryesueses në grupin e vet do të kualifikohen në raundin e dytë, ku do të hidhet një tjetër short.
Nga Europa do të dalin nëntë ekipe që do t’i bashkohen Francës organizatore në Botërorin e verës 2019.