Një kalimtar u aksidentua për vdekje nga një kamion në periferi të Tiranës.
55-vjeçari Sefedin Dauti u përplas teksa po kalonte rrugën nga njëri krah në tjetrin, pranë kthesës së Arbanës, në zonën e Vaqarrit.
Policia rrugore e kryeqytetit ndaloi drejtuesin e kamionit, i cili deklaroi se viktima i kishte dalë befasisht në rrugë.
Ai do të mbahet i shoqëruar deri në sqarimin e plotë të rrthanave të aksidentit të rëndë.