Tryezë konsultimi për 27 ligjet, Manjani: Sot nis zbatimi i Reformës në Drejtësi

0
164

“Sot ka nisur zbatimi i Reformës në Drejtësi”. Me këto fjalë Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka nisur fjalën e tij përshëndetëse në hapje të takimit të organizuar nga Komisioni i Ligjeve në një tryezë konsultimi për 27 ligjet e Reformës në Drejtësi.

Në fjalën e tij, ministri Manjani u shpreh se me hyrjen në fuqi të Vettingut, sot nis Reforma reale në drejtësi.

“Deri tani Reforma në Drejtësi nuk ka pasur zbatim, sepse Vettingu ka qenë në Kushtetuese. Prandaj, sot nis Reforma reale në Drejtësi”, u shpreh Manjani.

Krahas Ministrit të Drejtësisë, Ylli Manjani, të ftuar të tjerë janë eksperti i EURALIUS, Richard Regner, kryetarja e Dhomës Kombëtare të Avokatisë, Mimoza Sadushi si dhe Richard Bock dhe Lovro Tomasiç nga Dhoma Kombëtare të Noterisë gjermane.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here