VIDEO/ Në hotelin e tragjedisë, dëshmitë e tmerrshme të personave që shpëtuan nga orte

0
182

Tridhjetë persona janë të zhdukur pasi një ortek kishte “varrosur” një hotel të vogël në malet e Italisë qendrore, pas një seri tërmetesh, thonë autoritetet.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, orteku mbuloi hotelin trekatësh në Abruzzo, një zonë tërmeti në Italinë qendrore, të mërkurën mbrëma.

Agjencia e mbrojtjes civile tha se po punon për të dërguar automjetet emergjente në Hotel Rigopiano, në qytetin e Farindola, përmes rrugëve të mbuluara me borë, duke u bashkuar përpjekjeve fillestare të shpëtimit brenda natës nga skuadrat e shpëtimit alpine.

E agjencia italiane e lajmeve Ansa citon kreun e një skuadre shpëtimi malor i cili kishte thënë se “ka shumë të vdekur”.

Fillimisht thuhet se ka qenë një trup i vdekur i cili është nxjerrë nga bora. Gjithashtu shtohet se kanë qenë dy burra që ishin jashtë ndërtesës në kohën e fatkeqësisë, ata që kanë ngritur alarmin.

“Unë jam i gjallë, sepse shkova për të marrë diçka nga makinën time”, i ka thënë Giampiero Parete (njëri nga ta) stafit mjekësor.

Ai u ka thënë mjekëve se gruaja e tij dhe dy fëmijët kanë mbetur “të varrosur” nën ortek, përcjell Telegrafi.

“Ndihmë, ne jemi duke vdekur nga të ftohtit”, një çift i bllokuar brenda u ka shkruar shpëtuesve, sipas Ansa-s.

Ndërkaq, një burrë tjetër, të identifikuar nga raportet e lajmeve si Fabio Salzetta, ka dërguar një mesazh celulari duke thënë se ai kishte ikur me një punëtor të mirëmbajtjes, por të tjerët janë bllokuar brenda. /a.m.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here