Hillary Clinton, ambiciet presidenciale të së cilës u prenë nga fitorja e kundërshtarit të saj më 8 nëntor, mori pjesë sëbashku me bashkëshortin e saj Bill në ceremoninë e inaugurimit të Donald Trump si President i 45 i Shteteve të Bashkuara,shkruan BW.
Edhe pse shpesh buzëqeshte gjatë ceremonisë, fytyra e saj e tregonte hapur se si mund të ndjehej teksa shihte kundërshtarin e saj të ‘kurorëzohej’ zyrtarisht si President.
Ajo shkroi në Twitter: “Jam këtu sot për të nderuar demokracinë dhe vlerat e vendit tonë. Kurrë nuk do të resht së besuari në vendin dhe të ardhmen tonë”.
Nga sot Donald Trump është zyrtarisht Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në Capiton Hill ai bëri sot betimin në orën 12:00 me orën lokale amerikane (18:00 ora në Shqipëri) duke vijuar traditen e transferimit të pushtetit, themeluar nga Xhorxh Uashingtoni në vitin 1789.