Bushati: Shpresoj që administrata e Trump do vijojë angazhimin në këtë kënd të Europës

0
140

Ministri i jashtëm, Ditmir Bushati në një postim në rrjetin social Facebook shprehu falënderimet për ish – sekretarin Amerikën të Shtetit John Kerry, i cili lë sot detyrën, për përkushtimin në forcimin e partneritetit strategjik Shqipëri-SHBA. “ Teksa Sekretari Amerikan i Shtetit John Kerry lë detyrën, dëshiroj ta falënderoj përzemërsisht për përkushtimin e dëshmuar në çimentimin e partneritetit strategjik ndërmjet Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, sikundër për angazhimin e tij dhe të administratës së Presidentit Barack Obama për konsolidimin e proceseve demokratizuese dhe forcimin e sigurisë në Evropën Juglindore,” – u shpreh Bushati.

 

Shefi i diplomacisë shqiptare shprehu besimin e administra e re amerikane e drejtuar nga presidenti Donald Trump do të vijojë angazhimin në forcimin e sigurisë dhe konsolidimin e procese demokratizuese në Europën Juglindore.“Jam besimplotë se Sekretari ri i Shtetit Rex Tillerson dhe administrata e Presidentit Donald J. Trump do të vijojnë angazhimin amerikan në këtë kënd të Evropës, si garancia e vetme për të intensifikuar më tej kursin euro-atlantik të rajonit,” – deklaroi ministri i Jashtëm.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here