Dje, aktivitetet e përurimit të Donald Trump, nisën me një ceremoni përkujtimore për të rënët e panjohur dhe vazhduan me një koncert paraprak.
Pjesa më e madhe e familjes Trump, përfshirë vajzën e vogël, Tiffany dhe zonjën e parë Melania, zgjodhën të visheshin me të zezë për këtë rast, por Ivanka u prezantua me një të gjelbër smerald dhe një pallto.
Ndërkaq, Melania Trump kishte zgjedhur një look njëngjyrësh, me një pallto dopiopet, dorashka lëkure dhe syze të mëdha dielli.
Tashmë, të gjithë duan të dinë me veshjet e cilit stilist do të vishet zonja e parë Melania Trump në festën e ditës së sotme.